Luftëtari “palos” edhe Kukësin në shtëpinë e vet

Luftëtari ka “palosur” sot në Kukës ekipin vendas duke shënuar dy herë në portën vendase. Djemtë gjirokastritë kanë bërë mrekullinë me kampionët në fuqi, duke i dhënë një leksion të mirë madje edhe ish trajnerit Milinkovic.

Kristal Abazaj ka celur serinë e golave për gjirokastritët në munutën e 45’ me anë të një kundërsulmi. Pasim perfekt i Rocës që nxjerr para portës Abazajn i cili e con ekipin në dhomat e zhveshjes me fitore në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë Luftëtari ka shënuar golin e radhës në minutën 50’ me anë të Rocës i cili e ka dërguar topin në rrjetë pas një gafe të portierit vendas Kolici që nuk ndali gjuajtjen jashtë zone të mesfushorit dhe 2-0 për Luftëtarin.

Në minutën 65’ Kukësi shënon golin e vetëm të takimit me një 11 metërsh pas një prekje të topit me dorë në hyrje të zonës. Protestat e gjirokastritëve nuk ndryshojnë mendimin e gjyqtarit Sadiku i cili bën shenjë nga pika e bardhë. Bakaj ekzekuton saktësisht duke shënuar.

Rastet e gjirokastritëve kanë qenë të shumta për shënim po ashtu edhe për vendasit, por në fund fitorja i takoi gjirokastritëve.

Luftëtari largohet përfundimisht nga zona e nxehtë dhe e shikon veten në vendin e gjashtë të Superligës me 19 pikë prej të cilave 9 në tre takimet e fundit.

“Kurbani” i radhës është Skënderbeu në shkurt të vitit të ardhshëm pas pushimit të sezonit të dimrit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ