E TMERRSHME !!! Tepelena dhe Memaliaj në errësirë të plotë

3

Janë 13 fshatra në Bashkinë e Tepelenës dhe Memaliajt, të cilat prej 48 orësh, qëndrojnë në errësirë të plotë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.

Fshatrat pa rrymë elektrike, janë në Njësitë Administrative të Lopësit, Qesaratit, Krahësit, Luftinjës dhe Buzit.

Banorët e këtyre zonave mjaft të indinjuar, pohojnë se kanë kontaktuar me kreun qëndror të OSHEE duke i sqaruar situatën në fjalë, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Mungesa e rrymës elektrike, është shoqëruar me dëme ku të gjitha produktet bulmetore janë prishur.

Sipas banorëve kjo situatë nuk përbën më fenomen pasi gjithmonë në mot me rreshje, banorët privohen nga furnizimi me energji elektrike ndonëse janë pagues të rregullt të saj.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ