VIDEO/Nata e ndërrimit të viteve, pak njerëz në rrugë, varfëri në fishekzjarre

Gjirokastra ka përcjellë vitin 2017 dhe ka pritur vitin e ri 2018, nën një atmosferë të vaktë festive.

Prezenca e njerëzve në qendrën e qytetit për të kremtuar ardhjen e Vitit të Ri, ka qenë mjaft e paktë kjo ndoshta edhe për shkak të temperaturave mjaft të ulëta që kanë karakterizuar orët e para të 2018. Vetëm prezencë policore dhe patrulla te uniformave blu për të parandaluar ndonjë incident të mundshem, janë parë në qendrën e qytetit.

Njëkohësisht në gatishmëri, ka qenë edhe Reparti Zjarrëfikës me kreun e saj Kujtim Bizhga.

Ora 00:00 kulmoi me fishekzjarre në qiellin e zymtë të qytetit ku me dhjetra qindra, ndricuan qytetin e gurtë nga kështjella, e deri poshtë në pjesën moderne të tij. Qytetarët, kanë uruar njëri-tjetrin për më shumë sukses, shëndet dhe lumturi për vitin e ri 2018.

Nuk është raportuar për ndonjë incident nga përdorimi i fishekzjarreve.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ