VIDEO/Cifti i të moshuarve, refuzon evakuimin, do vdesim këtu nuk lëvizim

Urdhëri i nxjerrë mëngjesin e sotëm nga ana e kryebashkiakes së Gjirokastrës Zamira Rami për shpërnguljen e familjeve që bujtin në godinën e banimit pesë katëshe që rrezikon të bjerë, nuk është zbatuar vetëm nga dy familje të cilat nuk pranojnë të dalin. Dy familjet që ndodhen në katin e parë, e kanë parë të udhës të qëndrojnë për shkak se besojnë se godina gjashtë katëshe, nuk ka rrezik. Kryebashkiakia Rami, u ka shkuar mëngjesin e sotëm për t’i bindur që ata të lëvizin duke dialoguar, por përgjigja e tyre ka qenë e prerë dhe mohuese. Të dy familjet kanë të moshuar dhe ndoshta kjo është dhe arsyeja që ata që nuk mund të përshtaten me ambjentet që i’u ofron Bashkia e Gjirokastrës në raste emergjencash. Cifti Hroni jeton i vetëm në katin e parë. Nikolla dhe Aristulla Hroni, rrojnë me pensionin që përfitojnë nga shteti grek si minoritarë ndërkohë që e kanë blerë apartamentin nga Enti i Banesave në vitin 1992. Nikolla 86 vjecar, rrëfen për Jugunews.net se as ai dhe as e shoqja e tij 88 vjecare, nuk pranojnë të dalin nga shtëpia pasi janë të bindur se pallati nuk paraqet  rrezik.

Edhe e shoqja e tij Aristulla Hroni 88 vjece, shprehet se nuk do të lëvizë nga banesa edhe sikur të vijë policia.

Nuk do dal këtej. Dua të vdes këtu edhe po më erdhi vdekja. Skam ku të shkoj tjetër vecse të qëndroj këtu me burrin tim. Nuk kam ndërmend të lëviz edhe sikur policët të vijnë dhe të më heqin zvarrë-shprehet 88 vjecarja.

Të dy të moshuarit, nuk negociojnë për evakuimin e tyre nga banesa, por janë të bindur se asgjë ska për të ndodhur por edhe sikur….sic shprehen ata, ditët e Perëndisë i kanë bërë dhe nëse Zoti kërkon t’i marrë, janë të gatshëm të përmbushin vullnetin e tij (Zotit)

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ