Mbyllet miqësorja e parë e Luftëtarit, vendosin dy perla

3

Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Luftëtarit dhe Trabzonsporit në Turqi, ku gjirokastritët po kryejnë fazën përgatitore.

Kundërshtari ishte vërtet shumë i fortë për Luftëtarin, ndërkohë që trajneri Lika e ka shfrytëzuar këtë ndeshje për të parë gjendjen e të gjithë futbollistëve që ka në dispozicion. Pjesa parë është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të Trabzonsporit, që ka shënuar në minutën e 44.

Luftëtari është përgjigjur në minutën e 52-të të takimit, teksa ka arritur të kthejë ekuilibrin, me anë të një kundërsulmi që është mbyllur me sukses nga Shkurtaj. Megjithatë një perlë nga distanca, i ka dhënë avantazhin sërish ekipit të Trabzonsporit në minutën e 64 të takimit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ