Unioni “Stop Krimit”, kërkon sensibilizim ndaj fenomeneve kriminale nëpër gjimnazet e Gjirokastrës

3

Ngjarja e një dite më parë ku dy nxënës të Gjimnazit “Siri Shapllo” u përleshën me njëri-tjetrin duke shkaktuan plagosjen e njërit prej tyre, nuk ka kaluar pa reagimin e Unionit Rajonal “Stop Krimit”.

Kreu i këtij Unioni Kosta Ngjelo, për Jugunews.net ka këmbëngulur se është e domosdoshme ndërmarrja e një iniciative për sensibilizimin e të rinjve nëpër shkollat e mesme ndaj fenomeneve që prekin sot këtë moshë të brishtë.

Sipas zotit Ngjelo, nevojitet shpërndarja e fletëpalosjeve sensibilizuese ndaj fenomeneve që prekin këtë moshë të brishtë si prsh kundër drogës, bulizmit dhe cfarëdolloj krimi tjetër.

Zoti Ngjelo shprehet se organet e zbatimit të ligjit duhet të investohen medoemos që nëpër shkollat e mesme, të ndërmerren hapa konkretë për shpërndarjen e këtyre broshurave duke sjellë eksperiencën e vendeve perëndimore ku fenomene të tilla reduktohen falë këtyre nismave.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ