Rrëshqitja në Gjirokastër, raporti: Duhet të evakuohet e gjithë zona

3

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Gjeologjik në Tiranë ka hartuar raportin duke nxjerrë konkluzionet për rrëshqitjet e dheut në lagjen ‘Punëtori’ në Gjirokastër ku rrezikon të shembet pallati 6-kate, por edhe banesa të tjera në zonë.

Shërbimi Gjeologjik i kërkon bashkisë që të evakuojë banorët e pallatit, banesave të tjera në zonën e rrezikuar në lagjen ‘Punëtori’, por edhe 9 banesave në “Cfakë”.

“Terreni është i rrezikuar dhe nevojitet evakuimi i menjëhershëm jo vetëm i pallatit, por edhe i banesave të tjera në zonë, pasi paraqet rrezikshmëri” thuhet në raport. Deri tani janë evakuuar vetëm disa familje nga pallati.

Raporti sqaron edhe hapat që duhet të marrë Bashkia e Gjirokastrës për të shmangur rrezikun.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ