VIDEO/Cfarë u tha Zamira Rami, banorëve të pallatit në lagjen Punëtori-fjala e plotë

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, u ka speguar nga afër banorëve tw zonës shtufore në lagjen Punëtori, pikat e vlerësimit nga ana e Institutit Gjeologjik në kryeqytet për dhe masat që duhet të merren.

Jemi të detyruar si bashki, që rekomandimet e Institutit Gjeologjik, të ndiqen një e nga një u shpreh Rami. Duke u ndalur tek pika 11 cka dhe është më kryesorja që lidhet me evakuimin e banorëve nga objektet e rrezikuara, kryebashkiakia Rami ka kërkuar mirëkuptimin për largim të menjëhershëm të banorëve në objektet e banimit që përfshin përvec pallatit, edhe dy objekte të tjera që ndodhen në kodrën shtufore.

Kryebashkiakia u ka speguar banorëve që e prisnin përgjatë ditës së sotme, se situatën e ka bërë prezente edhe tek përfaqësuesi i qeverisë shqiptare në jug të vendit sic është prefekti i Gjirokastrës. Ideja është marrja e masave për evakuimin e banorëve nga të gjitha objektet e rrezikuara duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithë banorëve që të lënë përkohësisht ambjentet shtëpiake dhe të akomodohen në obejktet e vëna në dispozicion nga Bashkia e Gjirokastrës apo dhe apartamente me qera që do të paguhet nga fondet bashkiake.

Në pikat 2 dhe 3 që korrenspondon me vazhdimin e një studimi inxhinieriko-gjelogjik për zonën shtufore, zonja Rami ka kërkuar analizimin e mëtejshëm të situatës përmes dy specialistëve të Institutit të Gjeologjisë në kryeqytet të cilët do të jenë prezent në orën 9 të ditës së nesërme në Gjirokastër.

Pritet që ata të japin opinion tjetër në lidhje me këtë problematikë shumë shqetësuese për të 20 familjet që jetojnë në zonën e rrezikshme. Bëhet e ditur se në drejtim të kryeministrit Rama dhe të ministres së mbrojtjes Xhacka, Bashkia e Gjirokastrës ka dërguar shkresë zyrtare të argumentuara në bazë edhe të përfundimeve nga raporti i Institutit të Gjeologjisë ku i kërkohet shpallja e kësaj zone emergjencë civile.

Kjo do të thotë kompensim total të të gjithë banorëve që jetojnë në kodrën shtufore në lagjen Punëtori. Zonja Rami ka bërë me dije se nëse specialistët e gjeologjisë ditën e nesërme do të mbështesin opcionin për evakuim total të banorëve nga zona e rrezikuar, atëherë Bashkia nga ana e vet, do të rialokojë fondet përmes Këshillit Bashkiak për të shërbyer për pagesën e qerave të banesave ku do të akomodohen familjet deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës.

Ekipi i specialistëve që do të jetë nesër në Gjirokastër, do të vendosë “vulën” e sigurisë për pallatin dhe objektet e tjera të banimit në zonën shtufore. Në relacion, pallati gjashtë katësh nuk shihet si objekt dëmtimi apo të ketë pasur gjurmë dëmtimi, por gjithësesi, do të jetë mendimi shkencor i specialistëve që do të vendosë për këtë cështje.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ