FOTO/I kapet kanabis në banesë, 62 vjecari i’a hedh fajin grabitësve

3

Një sasi e konsiderueshme kanabisi, është zbuluar një ditë më parë në zonën e Kurveleshit në Tepelenë. Policia përvecse ka zbuluar sasinë narkotike, ka bërë të mundur sekuestron e saj, si dhe arrestimin e poseduesit.

Bëhet fjalë për 138 kg kanabis ku u gjend në fshatin Nivicë në veriperëndim të Tepelenës. Policia ka zbritur në terren, pas sinjalizimeve të shumta që kishin marrë nga banorët e fshatit, apo dhe nga individë të ndryshëm, për prezencën e kanabisit në banesën e Demo Zanës. Dhe pikërisht në banesën e 62 vjecarit, u ushtrua kontroll i imtësishëm në të dy katet e shtëpisë ku në fund, u arrit të zbulohej sasia narkotike e fshehur në një prej dhomave të nëndheshme të banesës dy katëshe të Zanës.

Sipas grupit hetimor i ngritur me këtë rast, 62 vjecari ka pranuar egzistencën e kanabisit në ambjentet e tij, por është justifikuar se do ta denonconte vetë në Komisariatin e Policisë së Tepelenës prezencën e lëndës narkotike gjatë ditëve në vijim. Justifikimi i tij ishte se kanabisi është gjetur rastësisht në banesën e tij pasi ka qenë larguar prej disa muajsh dhe nuk ndodhej ai dhe familja e tij në shtëpi. Nga dëshmia fillestare e Zanas, bëhet e ditur se kanabisi, është fshehur në banesën e tij nga persona që kanë dashur t’i fshihen ndëshkimit dhe ndjekjes së policisë dhe kanë parë të udhës, fshehjen në një banesë që për momentin e atëhershëm, nuk popullohej.

Megjithë sqarimet që ka dhënë tek oficerët e Policisë Gjyqësore për këtë rast, ai u arrestua në vend për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sasia e kanabis, u gjend në gjashtë voza plastike me ngjyrë kafe, të cilat shërbejnë për depozitimin e ujit apo dhe prodhimeve të bulmetit.

Sipas grupit hetimor, kanabisi ka qenë i thatë dhe me një moshë gati 6 mujore. Ky është rasti i parë që zbulohet sasi narkotike në fshatin Nivicë, ndërkohë që fshatrat e tjera të zonës së Kurveleshit, deri vitin e kaluar, kanë qenë të parcelizuara me kanabis.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ