Në terr të plotë fshatrat e Tepelenës, biznesi drejt falimentit, OSHEE shpërfill kërkesat e tyre

Banorët e fshatrave Kodër, Lekël dhe Dragot në Tepelenë, po persekutohen nga mungesa e energjisë elektrike.

Ditët e fundit, korrenti ka munguar në këto fshatra duke krijuar një situatë të pazakontë për ta. Ankesat karshi OSHEE kanë qenë me qindra por deri tani nuk i është dhënë zgjidhje problematikës së ngritur nga komuniteti i këtyre fshatrave që gjenden në zonën lindore të Tepelenës.

Me dhjetëra herë përfaqësues të këtyre fshatrave e kanë përcjellë shqetësimin tek OSHEE por nga ana e saj përfaqësues të këtij institucioni, i kanë shpërfillur kërkesat e tyre të drejta.

Në errësirë të plotë dhe në prag të falimentit, janë edhe bizneset që operojnë në aksin Ura e Leklit-Ura e Dragotit. Në pjesën më të madhe të kohës, këto biznese suprimohen nga furnizimi me energji elektrike ndonëse pagesat kanë qenë të rregullta.

Në ditët vijuese, një përfaqësi e tyre së bashku me banorë të këtyre fshatrave, do të kontaktojnë drejtpërdrejt me drejtorin e përgjithshëm të OSHEE Ardian Cela në kushtet kur kërkesat e tyre nuk janë marrë në konsideratë deri më tani.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ