VIDEO/Tepelenë, protestë kundër kërkimit të eshtrave të ushtarëve grekë

3

Në ditën kur kanë nisur gërmimet për eshtrat e ushtarëve
grekë në kuadër të marrëveshjes së ministrave të Jashtëm
Ditmir Bushati e atij grek Nikos Kotzias, dhjetra qytetarë
kanë protestuar në fshatin Dragot të Tepelenës, aty ku sot
startoi procesi i zhvarrimit të eshtrave të ushtarëve grekë.

Qytetarët, disa prej të cilëve të ardhur nga Maqedonia kanë tentuar të prishin rrethimin e ngritur për të siguruar zonën, por ka ndërhyrë policia. Gërmimet filluan në fushën e
Dragotit me praninë e ekspertëve nga dy vendet.
Mediat greke vlerësojnë të jenë varrosur rreth 6800 ushtarë. Sipas marrëveshjes paraprake, në varreza do të vendoset mbi çdo varr një kryq ose një simbol kombëtar me përmasa të përcaktuara. Në rastet që nuk do të ketë identifikim të eshtrave, ato do të vendosen në formatin mural pa emërtim.
Protestuesi Mane Kasaj, 65 vjeç, ka thyer gardhin në zonën ku po bëhen kërkimet për gjetjen e varrezave të ushtarëve grekë dhe është shoqëruar në komisariat.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ