VIDEO/Tepelenë, zbulohen eshtrat e ushtarit të parë grek

3

Pas gërmimeve të cilat nisën këtë të hënë në Dragot të Tepelenës janë zbuluar eshtrat e para të ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore.

Report TV siguron foton ekskluzive nga gërmimet. Në
foton e siguruar nga Report Tv duket numri i identifikimit të
ushtarit, medalioni, (2095 P) si dhe grada e tij (Caporale –
tetar) i cili nga shkrimi në italisht thuhet se është grek
(Greco, në italisht) dhe lë të kuptohet se është varrosur
nga italianët, si dhe eshtrat e ushtarit i rënë gjatë luftimeve
me fashistët në këtë zonë. Gërmimet në Dragot të
Tepelenës po ndiqen nga një komitet i përbashkët shqiptaro-grek. Nisjen e gërmimeve qeveria greke e vlerësoi si moment historik dhe pjesë të zbatimit të
marrëveshjes mes dy vendeve, pas negociatave Bushati-Kotzias në Kretë dhe Korçë.
Nisja e gërmimeve u prit edhe me protesta, ku një grup protestuesish tentuan të shembin gardhin rrethues të kantierit.
Një vendim i qeverisë shqiptare në muajin dhjetor 2017 lejoi gërmimet për gjetjen e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në jug të vendit nisën pas negociatave në Kretë dhe Korçë të ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos
Kotzias. Në prej pikave në diskutime kanë qenë pikërisht varrezat e ushtarëve grekë të rënë në vendin tonë gjatë luftës kundër fashistëve dhe nazistëve.
Ndërsa në dhjetor 2017 qeveria shqiptare miratoi vendimin për gërmimet dhe gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë, vendim i cili u përshëndet nga Athina zyrtare.

Mendoj se ligji zbatues i miratuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, më 13 të këtij muaji dhe që u bë i njohur dje, me anë të të cilit zgjidhen çështjet e varrezave të ushtarëve dhe oficerëve grekë që ranë në luften italo-greke, është një hap i madh për atë që themi në
mënyrë metaforike ‘qetësimin e shpirtit të të rënëve’, por është gjithashtu një hap besimi mes dy vendeve tona do të deklaronte ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ