VIDEO/Zhvarrimet në Dragot, interes edhe për CNN amerikan dhe REUTERS britanik

Procesi i zhvarrimit të eshtrave të ushtarëve grekë në fshatin Dragot të Tepelenës, vazhdon me intensitet. Në 48 orët e fundit, është bërë e mundur zhvarrosja e tetë eshtrave trupore të ushtarëve grekë, si dhe tre të tjerë kanë qenë në proces përgjatë gjithë ditës së sotme. Punimet kanë filluar normalisht në orën tetë të mëngjesit dhe përfundojnë në orët e mbasdites kur perëndon plotësisht dielli.

Në terren, operon një grup i përbashkët shqiptaro-helen që merret me identifikimin, matjen e eshtrave dhe depozitimin e tyre nëpër qese e më pas dorëzimin tek kontejnerët që ndodhen përbri parcelës së hapur të gërmimit të varreve. Zhvarrimet kanë patur interes të madh edhe nga mediat ndërkombëtare.

Grupe xhirimi të agjencive prestigjoze informative si CNN amerikan dhe Reuters-i britanik, kanë qenë përgjatë ditës së sotme në vendngjarje.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ