“RILINDJA” po diskriminon Gjirokastrën !

Nga Tritan Shehu

Zoti Rama ka demostruar një sërë qëndrimesh e veprimesh ku manifestohet se së paku nënvlehtëson Gjirokastrën.
Kjo duket në financimet lokale, inftrastrukturën rrugore, gjendjen e Universitetit, Spitalit, Kalasë etj.
Por qëndrimi ndaj Aeroportit të Gjirokastrës, është kulmi I diskriminimit ndaj atij qyteti e Qarku.

Ai aeroport i vënë në punë që në vitin 1929, në bazë të një studimi e projekti të shkëlqyer italian, do kishte një rëndësi shumë dimensionale edhe sot.
Që atëherë prej andej edhe djathi i Gjirokastrës fluturonte për në Napoli, nga ku me anije transportohej drejt SHBA. Por kryeministri pas aeroportit të Vlorës, deklaron atë të Sarandës, ndërsa me cinizëm nuk flet asnjë fjalë për Gjirokastrën. Jo vetëm kaq, por po lë të shkatërrohet dhe rruga Kardhiq-Delvinë, që po të kombinohet me Aeroportin e Gjirokastrës, e afron atë vetëm 35 km me detin. Kryeministri “harron” se Gjirokastra është qytetet turistik i rrallë, një margaritar i mbrojtur nga UNESCO, vetëm 2 km nga siti arkeologjik romak Adrianopolis. Së bashku me Përmetin, Këlcyrën, Libohovën, Dropullin, Tepelenën e Memaliajn, përbëjnë një qendër të madhe ekonomike, kulture, vlerash e traditash. Vënia në eficiensë e atij aeroporti së bashku me mbarimin e rrugës së Kardhiqit, do të krijonte një rreth levizje turistike me një aeroport për të gjithë Jugun e dy pole, Gjirokastrën e Sarandën.
E kombinuar kjo me rregullimin e rrugës për tek Tre Urat, lind një “gjenerator” ekonomik, zhvillimi e prosperiteti për të gjithë Qarkun, Sarandën etj. Më tej kemi dhe boshtin e harruar të Jugut…
Kemi të bëjmë këtu me mungesë vizioni, interesa të dyshimta apo ndjenjë diskriminimi për Gjirokastrën?

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ