Cila është bukuroshja nga Lazarati, tifoze e zjarrtë e Luftëtarit

3

Luftëtari-Skënderbeu ishte takimi më interesant i javës që lam pas në Kategorinë Superiore.

Gjirokastritët mposhtën me dy golat e Kristal Abazajt skuadrën bardhekuqe, por përvec klasit të Abazajt në fushën e lojës, kamerat pikasën një bukuroshe në shkallët e stadiumit “Luftëtari”.

Të gjithë e kemi parë videon ku një vajzë mjaft e bukur, por e panjohur për publikun u shfaq përpara kamerave. Deri këtu nuk ka asgjë të veçantë, por reagimi i saj në momentin që u fokusua nga kamerat ishte mjaft komik.

Bukuroshja nga Lazarati, Sentila Malaj e cila u shpreh se është tifoze e Luftëtarit që prej shumë kohësh.

– Spikatët në tribunë kundër Skënderbeut. Prej sa kohësh e ndiqni Luftëtarin?

Luftëtarin e ndjek prej shumë kohësh sepse është ekipi që përfaqëson rrethin tim.

– A jeni fanse e kampionatit shqiptar apo më shumë pëlqeni të huajt?

Jam fanse e kampionatit shqiptar, por gjithashtu dhe fanse madrilene pasi më pëlqen Reali i Madridit.

-Cili është lojtari që të pëlqen më shumë si futbollist? Po për aparence?

Lojtari që më pëlqen më shumë është shoku im, Donald Rapo.

– Si i ke marrëdhëniet me futbollistët?

Marrëdhënie si një tifoze-lojtarë. Çuna të cilet na bëjnë krenarë. Na falin emocione me rezultatet që marrin në fushën e lojës.

– Bjond apo brun?

Brun.

-Abazaj apo Bregu?

Nuk i ndaj dot. Që të dy janë futbollistë që zor se e lejnë rrjetën bosh.

-Ekipi më i mirë në Shqipëri?

Mendoj se Flamurtari.

-Lojtari i ëndrrave te tua?

Isco.

-Pse iu fshehët kamerave ditën e premte?

Iu fsheha kamerave sepse sapo kisha ardhur nga Tirana. Erdha nga shkolla vetëm për të ndjekur ndeshjen nga afër dhe isha e sëmurë me grip. E dija që nuk isha mirë dhe prandaj ju fsheha kamerës.

-Do ta bësh sërish?

(Qesh) Mendoj që jo. Sepse boll kam vendos në dilemë mediat kometuesit e plot të tjerë. Nuk u jam fshehur kamerave për diçka të keqe siç janë shprehur disa duke thënë që e shikojnë prindërit, burri e plot gjëra të tjera. Shyqyr zotit kur jepet ndeshja jemi të vetëdijshëm që ka kamera në stadium. Forca Luftëtari jeni më të mirët! Burimi: NEWSPORT.AL

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ