Ku është fshehur koloneli!?

Vargje satirike nga Urim Gjata. 

Dil or dil të marrtë lumi, dil or kolonel
dil e nxirre hartë zezën, dil mos ki qeder.
Turrju një herë Ramë ziut, si dikur Berishës
apo nuk të le marveshje dhe ke frikë prej bishës.

Ku je fshehur kolonel dil në lungomare
dil dhe shihe detin jon mos ha koçimare.
Ah se për pak desh harrova, tani je pushtet
të bëjë çtë dojë Ramë ziu, mëndjen më se vret.

Iku deti kolonel nafta dhe të tjera……
mos rri fshehur kolonel mos u fshi ndër ferra.
E ta dijë i ziu popull politik putanë
paguen gjith kolonelët për të bërë reklamë.

Kush vjedh ujë në burg thotë Rama u canë TV-të
po për detin kolonel s’perdhin as wc-të.
Me “rilindjen” kolonel zi edhe më zi
hapen varre shitet deti mjerë moj shqipëri.

Kolonel mos je i shitur, djelli ik me vapën
ju mbaj mënd ju mbaj mënd mirë qysh më 97-tën.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ