Deputeti Shehu kërkon përgjegjësit e masakrës urbane tek Kodra e Shtufit

3

Reagon deputeti Tritan Shehu, për cështjen e pallatit tetë katësh në Kodrën e Shtufit. Përmes një postimi në rrjetin social FCB, zoti Shehu ka kërkuar nga organet e specializuara shtetërore, dërgimin e ekipeve teknike me qëllim vlerësimin e gjendjes, shkaqet që sollën rrëshkitjen e dherave dhe vecanërisht perspektivën e të gjithë zonës.

Deputeti Shehu, ka kërkuar analizim konkret të gjendjes në terren nga ana e pushtetit qëndror dhe vendor dhe krahas kësaj, kërkoi përgjegjësitë e gjithësecilit që ka lejuar një “masakër” urbane me pasoja të rënda.

Postimi i plotë i deputetit Tritan Shehu në FCB.

RREZIKU NE GJIROKASTER NE KODREN E SHTUFIT MUND TE JETE SHUME ME I MADH SE SA MENDOHET.

Mbas disa konsultave informale dhe jo te thelluara qe realizova ne keto ore, mbas reshkitjes mbi ate pallat 8 katesh aty, qe jo vetem demtoi rende ate godine, por rrezikon dhe jeten e qytetareve, i bej thirje Qeverise, Pushtetit Lokal ta analizojne e investigojne urgjent e me shume seriozitet ate qe po ndodh ne ate zone.

Gjykoj se rreziku eshte shume me i gjere, me i madh e me akut se sa ka ndodhur deri tani, vecanerisht me rifillimin e rreshjeve kjo.

Kerkoj dergimin aty te ekipeve te specializuara per te vleresuar gjendjen, shkaqet e rreshkitjes dhe perspektiven e te gjthe zones.

Nga ana tjeter duhen nxjerre edhe pergjegjesite per sa eshte studjuar, lejuar, ndertuar, duke krijuar aty nje “masaker” urbane me pasoja shume te renda, gje per te cilen Prokuroria eshte vene ne levizje.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ