FOTO/Bllokohet aksi nacional tek Uji i Ftohtë, inertet shtufore paralizojnë qarkullimin e mjeteve

3

Aksi nacional Subash-Tepelenë pranë Parkut Natyror të Ujit të Ftohtë, rezulton të jetë i bllokuar. Shkak janë inertet shtufore të cilat kanë zbritur nga lartësitë e kodrës në afërsi të vendit të quajtur Shkalla e Zezë.

Për 120 minuta aksi është bllokuar tërësisht duke sjellë paralizimin e qarkullimit të të gjitha mjeteve që vinin në drejtim veri-jug dhe anasjelltas.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë Rrugore, ato të ARRSH, si dhe të PMNZSH Gjirokastër për të evaduar mbetjet inerte nga aksi nacional.

Situata ngelet kritike në këtë pjesë të rrugës dhe nga momenti në moment mund të precipitojë deri në bllokimin total të saj.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ