FOTO/Vazhdon operacioni “Fshesa” ndaj LSI-stëve në Spitalin Rajonal, sot u pushua shoferi i autoambulancës

3

Spastrimet e militantëve të LSI nga Spitali Rajonal “Omer Nishani”, nuk kanë të mbaruar.

Së fundi sot është mësuar shkarkimi nga puna i njërit prej punonjësve të prapavijës.

Ai është Enea Miziri, shofer i një prej autoambulancave të Spitalit Rajonal.

Ndonëse me një eksperiencë 10 vjecare si shofer dhe prej tre vitesh drejtues i një prej autoambulancave të Spitalit Rajonal, kjo nuk ka mjaftuar për të.

Sot shoferit Enea Miziri, iështë komunikuar pushimi nga puna ndërkohë që motivacioni i këtij veprimi nuk dihet.

Vetë Enea Miziri, është një prej militantëve më besnik të LSI dhe shumë aktiv përgjatë fushatave elektorale sidomos gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 2015 dhe atë të vitit të kaluar.

Mësohet se gjatë aktivitetit të tij në këtë institucion që është drejtuar nga LSI në 8 vitet e fundit, Miziri, nuk ka marrë asnjë vërrejtje.

Pushimi i tij, vjen në kuadër të spastrimit që ka ndërmarrë PS në Gjirokastër, për “zhdukjen” e të gjithë elementëve të LSI në Spitalin e Gjirokastrës.

Ndërkohë që “radha” i’u vjen infermiereve kamikaze të LSI.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ