Gjirokastra, një emergjencë kombëtare

Nga Besnik Aliaj

Ka vite qe Gjirokastra ka hyre ne nje udhe qorre degradimi fatal nga procese serioze gjeoteknike dhe erozioni masiv. Faqe te tera kodrash e mali po rreshqasin; fenomenet tektonike jane bere te frikshme; carjet e tokes, permbytjet, rreshqitjet masive te gureve dhe probleme te tjera gjeologjike tashme jane te pranishme kudo. Me dhjetra shtepi dhe ndertesa historike, perfshi edhe pallate shumekateshe jane ne rrezik serioz ose jane shembur! Infrastruktura rrugore eshte demtuar seriozisht dhe mjaft ura strategjike per komunikimin ne rajon jane rrenuar. Vete kalaja dhe qyteti historik i Gjirokastres eshte vene ne rrezik demtimi te parikthyeshem, pse jo te eksterminimit perfundimtar! Nje nga perlat tona turistike, simboli i trashegimise kombetare, dhe krenaria jone kryesore ne UNESCO eshte ne rrezik eminent! Nje situate qe qartesisht nuk mund te zgjidhet dot sot as nga pushteti vendor apo ai rajonal qe jane te braktisur pa kompetenca e financa!

I bej thirrje autoriteve dhe shoqerise shqiptare te reagojne sa nuk eshte vone me nje plan masash serioze kombetare per te ndalur katrastrofen! Ky eshte shansi i fundit! Neser do jete vone! Tashme eshte super urgjente nje plan masash radikale dhe financim agresiv perfshi: investimin per mbjelljen masive te pemeve, zhvillimin e kurores se gjelber te qyetetit dhe te pyjeve rajonale. Sistemimin e aneve te lumejve, dhe organizimin e perrenjve malore qe duhen pastruar nga plehrat e risistemuar me prita per te ulur shpejtesine dhe agresivitetin e tyre. Mbrojtjen e rajonit nga zjarret e veres per te mos demtuar bimesine qe garanton kohezionin e kores se tokes si garanci kunder erozionit. Ndaljen e ndotjes masive dhe hedhjen mbetjeve ne lumej e perrenj. Riaktivizimin bujqesise, vreshtarise dhe pemetarise per te rritur siperfaqen e gjelber. Restaurimin dhe perforcimin e urave, rrugeve dhe akseve kryesore. Punesimin dhe rritjen ekonomike per te risjelle banoret ne zone nga emigracioni me qellimin per te ringjallur vendbanimet, turizmin dhe objektet historike! Kreditimin pa interes te restaurimit te baneseva dhe monumenteve te trashegimise! Edukimin e femijeve dhe komunitetit me ndjenjen e dashurise per vendin, mjedisin dhe angazhimin qyetar! Etj!

Situata eshte: O sot o kurre! Ndryshe Gjirokastra dhe Shqiperia shuhen pergjithmone!

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ