Shehu: ‘Katërkëndëshi strategjik’ i PS-së ka kufizuar rolin e Italisë

3

Nënkryetari i Komisionit të Jashtëm në Kuvendin e Shqipërisë, Tritan Shehu, e shikon si rikthim të arsyes për maxhorancën, rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë.

Në një intervistë për “Panorama”, Shehu inkurajon çdo takim dhe bisedim të Ministrisë së Jashtme me palën greke, por kërkon që të ketë transparencë për çdo negociatë. Shehu thekson se pala shqiptare duhet të paguajë një çmim të lartë lëshimesh pas gjithë kësaj marrëdhënieje të ngrirë që ka pasur me shtetin grek.
Ish-ministri i Jashtëm shpjegon edhe arsyet përse Grupi Parlamentar Demokrat ka dorëzuar një rezolutë për votën e Shqipërisë në OKB për “Çështjen e Jerusalemit”, ku doli kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pyetje: Zoti Shehu, te ejten do te debatohet e votohet ne seancen plenare te Kuvendit Rezoluta, qe ju keni paraqitur per “Ceshtjen e Jeruzalemit”?
Pergjigje: Po kjo eshte e vertete. Eshte nje kerkese e nje grupi deputetesh ku bej pjese dhe une. Se pari dua te sqaroj se qellimi kryesor i saj nuk eshte te marre persiper zgjidhjen e “Ceshtjes se Jeruzalemit” dhe as per tu bere faktore ne ate zone shume te komplikuar, larg nesh e interesave tona konkrete kombetare. Ne perpiqemi te influencojme aty ne perputhje me dimensionet tona per forcimin e paqes atje dhe ne Bote, por kjo ka kufizimet e veta objektive. Ketu duhet te jemi realiste dhe jo megallomane. Interesat tona madhore jane ne Rajonin e Ballkanit Perendimor, ku dhe mund e duhet te luajme nje rol paresor jo vetem per faktorin shqiptar, por edhe per stabilitetin, integrimin europian te tij, rol qe mbas vitit 2013 e kemi humbur duke i kaluar ky Serbise. Ndersa ne politikat e medha boterore, sic eshte Lindja e Mesme, ne traditen tone diplomatike ka qene konsoliduar strategjia e ndjekjes se ShBA dhe BE-se, pa te cilet absolutisht nuk mund te zgjidhen konfliktet. ShBA eshte faktori kryesor boteror ne mbrojtje te vlerave, lirise, demokracise e paqes. Po te permend ketu edhe rolin vendimtar te atij vendi lider ne zgjidhjen e mrekullueshme te ceshtjes shqiptare keto 25 vite, rolin e tyre ne stabilitetin e Rajonit tone dhe ne integrimin e tij europian, gjerat behen me te qarta per kedo qe desheron te kuptoje. Pra ketu qendron dhe thelbi i asaj Rezolute, qe kerkon te korregjoje nje gabim ne kundershtim me interesat tona kombetare, te realizuar nga qeveria aktuale, e cila ka miratuar dy lloj dokumentash, te cilat jo vetem na perplasin me ShBA, por dhe komplikojne me shume gjendjen ne Lindjen e Mesme. Se pari jane ato te Organizates se Bashkepunimit Islamik (OBI), ku sulmi ndaj ShBA eshte ekstrem e kerkohet mos qenia me e tyre si interlokutore ne Lindjen e Mesme. Me tej eshte dokumenti i OKB ku perseri goditet nje vendim i nje shteti sovran si ShBA per vendosjen e ambasades se tij, duke e kthyer ate ne te akuzuar. Pra te dy keto dokumenta, te miratuara ne menyre absurde edhe nga ne, “krijojne konflikt” me ShBA. Se dyti, dokumenti OBI ne menyre direkte kerkon te bllokoje rolin e ShBA aty, ndersa ajo e OKB indirekt e handikapon ate, duke veshtiresuar keshtu dialogun ne ate zonen. Ne u rreshtuam me ato edhe mbas paralajmerimeve e kerkesave te forta, te qarta e direkte amerikane. Kete gje e rikonfirmoi Presidenti Trump qartesisht perseri ditet e fundit. Pra kerkesa jone per tu distancuar nga keto dokumente ka te beje kryesisht me nje qendrim te marre kunder Washingtonit dhe jo direkt per problemet midis Izraelit e Palestines, por qe gjykojme qe krijon probleme edhe per procesin e paqes aty. Kjo detyrimisht duhet korregjuar. Per kete ne kemi percaktuar dhe rruget politike e juridike perkatese, qe duhet te ndjeke Qeveria jone ne baze te nje vendimi te Kuvendit, gje qe shpresoj te realizohet duke e votuar pozitivisht koleget ate Rezolute. Kjo eshte esenca e atij dokumenti, i cili keshtu se pari kerkon te ndihmoje ne normalizimin e maredhenieve tona me ShBA, qe fatkeqesisht tashme jane veshtiresuar, shume larg interesave tona kombetare kjo.

Pyetje: Pse ju mendoni se vota jona ishte e tille dy here, e lidhni kete me BE?
Pergjigje: Se pari ajo nuk ka asnje lidhje me BE, sepse nuk kishte asnje vendim zyrtar e te detyrueshem te Keshillit te Ministrave te BE per kete ceshtje. Ishte nje prononcim i Zj.Mogerini, por pa efekte te tilla. Fakti qe shtate vende te BE absenuan apo nuk morren pjese ne votim ne OKB, pra nuk e miratuan ate dokument, e konfirmon kete gje. Nga ana tjeter eshte edhe qendrimi i yne ne mbledhjet e OBI, duke miratuar rezolutat e atyshme, qe ishin tejet provokuese per ShBA e demtuese per procesin e paqes ne Lindjen e Mesme. Dhe kjo ndodhi perpara Asamblese se OKB, gje per te cilen nuk pati asnje sinjal nga Brukseli. Pse ishte i tille!? Pra le t’i leme lojrat e “strucit” se gjerat lexohen.

Pyetje: Dhe ju si mendoni atehere pse ndodhi kjo?
Pergjigje. Asgje nuk ndodh kot. Jam dakort qe ketu kemi edhe pa aftesi, tendence per te marre role etj, por keto nuk mjaftojne per te shpjeguar kete e gabime te tjera trashanike ne Politiken tone te Jashteme, qe i kushtuan e po i kushtojne Shqiperise e shqiptareve, Rajonit tone. Per te kuptuar me qarte, gjerat duhen pare ne kompleks. Qe te maredheniet me Greqine te demtuara per kater vite ne menyre artificiale kryesisht nga ne, te rolet e gabuara te marra me Maqedonine, qendrimet e “pakuptueshme” ndaj Sebise, me te cilen vertet duhen maredhenie te mira e normale, por deri ne nje pike, per te vazhduar me mos konkretizimin e maredhenieve te shkelqyera me Italine. Me tej kemi vendosjen ne programin e Rilindjes te disa ideve te rrezikeshme per ne si ato te nje “katerkendeshi strategjik”, te kufizimit te rolit te Italise ndaj nesh kryesisht ne Mesdhe, te terminologjise infantile te “kycjes e ckycjes” sone, ndrrimi i konceptit te partneritetit strategjik etj!! Pra ketu kemi nje linje te gabuar, qe cenon interesat tona e ato kombetare, qe kerkon te penetroje, kemi te bejme me pozicionime edhe te fshehta apo te kordinuara me diku tjeter, me te cilat interesat tona nuk perputhen.

Pyetje: Per ke e keni fjalen?
Pergjigje: Nuk e gjykoj racionale te pergjigjem me konkretisht sot. Une edhe ne Komision i thashe Ministrit Bushati, qe vete i kam te kristalizuara mendimet per shkaqet, por nuk desheroj t’i bej publike per ndjenjen e pergjegjesise ndaj vendit, gje qe mund t’i shpreh ne mbledhje konfidenciale. Sidoqofte duhet te kuptojme se une si deputet, koleget e mi, jemi perfaqesues te shqiptareve e duhet te mbrojme interesat tona. Ne politike mund te kete partnere me te cilet krahas shume interesave qe perputhen, ka dhe te tjera qe nuk jane te tilla, kjo eshte normale. Pikerisht kete ne duhet te dime e mund ta diferencojme.

Pyetje: Po per zgjidhjen e ceshtjes ne Lindjen e Mesme?
Pergjigje: Une e theksova dhe me lart qe ne mbrojme ne radhe te pare interesat tona, pa dyshim duke kontribuar edhe ne proceset e paqes aty apo ne terresi. Kete synon edhe Rezoluta e paraqitur nga ne. Une jam se pari deputet i Shqiperise. Keshtu veprojne te gjithe. Aq me shume duhet realizem per dimensionet tona, qe kufizojne shume rrezen e zones se veprimit te tyre e te mundesive reale qe kemi per te influencuar. Ne nuk jemi as Gjermania, as Italia, as Franca, as Turqia, as Britania. Ndersa ne parim per Lindjen e Mesme ne jemi per zgjdhjen e konflikteve nepermejt te drejtes per dy shtete te lira, te Palestines e Izraelit. Izraeli aktualisht eshte nje shtet i konsoliduar e demokratik. Dhe kjo mund te arrihet nepermjet nje procesi dialogu e mareveshjesh midis tyre, ku roli i ShBA eshte paresor se bashku me ate te BE e OKB-se. Cenimi i kesaj cenon edhe procesin e paqes aty. Ky eshte edhe nenteksti i dyte i Rezolutes sone.

Pyetje: Ju zoti Shehu me lart permendet edhe maredheniet me Greqine? 
Pergjigje. Po i permenda si nje shembull konkret te asaj qe mund te quhet “karrikatura” e politikes sone te jashteme ne keto kater vite. Politika jone e jashteme, por jo vetem, punoi intensivisht per kater vite rresht per te zbehur ato maredhenie strategjike per ne, shume te mira deri me 2013. Pse do thoni ju? Per shkaqe komplekse e te lidhura edhe me cfare folem. Si pasoje e ketyre ne demtuam maredheniet bilaterale, nuk zgjidhem problemet e qytetareve, nuk nxitem invesitimet qe jane zero, nuk nenshkruam asnje mareveshje produktive, as per patentat, toponimet, pensionet, vulat etj. Te shoqeruara keto me politika absurde brenda e jashte Ballkanit Perendimor, ne humbem edhe kredibilitetin tone me partneret. Keto jane disa nga faktoret, qe influencuan per te mos pasur me rolin tone lider per stabilitetin e tij, qe e kishim deri me 2013, duke penalizuar keshtu te gjithe faktorin shqiptar.

Pyetje: Por se fundmi jane hapur negociatat e thuhet qe ceshtjet do normalizohen? 
Pergjigje: Me vjen shume mire qe tashme nje “rreze aresye” eshte kthyer edhe te Rilindja per maredheniet me Greqine, dhe inkurajoj takimet, bisedat etj edhe megjithese cfare dime nga pala jone konkretisht eshte shume pak e keto lidhen me “lakrorin, vallet, kenget” e te tilla. Ndersa Ministri grek ka qene me konkret e transparent. Por sidoqofte se pari duhet pergjigjur pyetjes: Kush do te mbaje pergjegjesi per kater vite maredheniesh te demtuara me te gjitha pasojat negative ekonomike, sociale, politike, imazhi etj per ne? Dikush duhet te pergjigjet e paguaje per ato. Qe te kthehemi sot te niveli pozitiv i maredhenieve te 2013 eshte e veshtire, kerkon kohe dhe do te kerkoje edhe nje cmim te larte “leshimesh” nga ana jone. Ne diplomaci kjo eshte e kuptueshme, sepse besushmeria jone ka rene shume poshte, roli yne ne Rajon eshte dobesuar, imazhi jone eshte zbehur, niveli ekonomik e social eshte perkeqesuar, mometi i mundesise se hapjes se negociatave eshte delikat e imponues. Te gjitha keto i dobesojne pozitat tona ne cdo negociate, gje qe duhej menduar disa vite me pare. Ky fenomen u vu re ne procedurat per Varrezat e ushtareve greke (qe pa sens Rilindja i bllokoi per kater vite). Po keshtu nga te dhenat nga pala greke dhe nga ato indirekte per mareveshjen e re te kufirit detar, deduktohet se ne rastin me te mire ajo nuk do te na sjelle ndonje “dhurate”, ndersa cfare arriti qeveria Berisha dhe e “anatemuar” nga Rilindja ishte optimale e normale. Pra mjegullnaja qe u ngrit kunder saj ishte spekullative e ne bilanc demtuese per ne. Per te mos llogaritur ketu sic thashe me lart, humbjet e tjera nga kater vite lufte “donkosheteske” ndaj nje partneri strategjik.

Pyetje: Po flitet per heqjen e “Ligjit te Luftes”, camet, pronat e shqiptareve etj? 
Pergjigje: “Ligji i Luftes” eshte nje relike absurde, atavizem, qe nqs mbahet do te ishte nje gabim absurd i kujt e mban, konkretisht i pales greke. Ne fakt ky ligj ka rene qe me Konferencen e Paqes ne Paris, kur Shqiperia u vendos me fituesit e Luftes se Dyte, me tej me vendimin e Qeverise Papandreu me 1987 e me pas me Traktatin e Miqesise me Greqine 1996, i cili do te vazhdoje te jete ne fuqi se paku edhe per pese vite, duke perfaqesuar nivelin me te larte formal te bashkepunimit e zgjidhes te problemeve midis dy vendeve. Po keshtu ai “ligj” eshte kthyer ne nje “arkivol te varrosur” edhe me hyrjen e vendit tone ne NATO, me mbeshtjen e vazhduar nga Greqia te rruges sone te integrimit e zhvillimit etj; por qe nqs juristet gjykojne se duhet bere edhe nje hap formal, eshte Greqia ajo qe duhet ta realizoje e zgjidhe ate. Ne nuk kemi ndonje “ligj lufte” me Greqine apo dike tjeter. Ky “ligj” nuk ka penguar zhvillimin e maredhenive tona ne nivele shume te mira. Nga ana tjeter dua te permend ate qe pranoi edhe Ministri Bushati, se kjo “heqje” nuk zgjidh aspak psh ceshtjen e pronave te cameve ne territorin grek, sic ishte trumbetuar. Ato ngelin te bllokuara. Ndersa per pronat e qytetareve shqiptare ne pergjithesi, Z.Bushati tha se ato do te zgjidhen ne perputhje me ligjet e Greqise, gje kjo normale dhe e perfshire qe ne Traktatin e Miqesise. E them kete per te hequr iluzionet dhe per tu kuptuar se kerkohet nga pala jone te “shitet si fitore” nxjerrja nga “varri e atij arkivoli” me ate “ligj” pa vlere brenda, ndoshta duke u shkembyer kjo me gjera reale per ne.

Pyetje: Pra si konkluzion? 
Pergjigje: Politika e jashteme nuk behet me aventurizma, protagonizma sureale, improvizime, “novitete” te pa konsultuara e jashte traditave te konsoliduara, mashtrime, rreshkitje nga boshtet kryesore, skutave etj. Po te shikosh politiken tone te jashteme ne keto kater vite, edhe me Greqine, kjo karakterizohet nga aventurizmat qe demtuan ato maredhenie, mashtrimet e opinionit publik per realitetin e pritshmerite dhe tashme nga nje fund kapitullues. Ne fakt nuk mund te ndodhte ndryshe ne nje ecuri te tille.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ