VIDEO/Makina bie në lumë, marifeti që shpëtoi dy personat tek ura e Hormovës

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në
aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të kthesës për në fshatin Hormovë fare pranë kufirit administrativ mes Gjirokastrës dhe Tepelenës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 07:00 e ditës së sotme. Shoferi i një makine tip ‘Ford’ ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në ujërat e lumit Drino.
Jugunews.net mësoi se në automjet ndodheshin dy persona, të cilët kanë arritur të shpëtojnë për mrekulli. Ata kanë arritur të hidhen nga mjeti para se ai të përfundonte në lumë.
Personat kanë marrë dëmtime të lehta, ndërsa udhëtonin nga Gjirokastra në drejtim të kryeqytetit me mjetin me targa AA626EJ.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për nxjerrjen e makinës nga lumi.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ