VIDEO/Deputeti Flamur Golemi tek pallati, do të gjejmë përgjegjësit

3

Deputeti i PS për Qarkun e Gjirokastrës Flamur Golemi, shprehet se pushteti qendror do t’u qëndrojë pranë banorëve, ndërsa ushtria do të vijojë punën deri në largimin e plotë të dherave. Jemi pranë banorëve, puna e ushtrisë do të vijojë. E mirëkuptoj edhe humbjen e durimit nga banorët, është një fatkeqësi natyrore, por ka ndikuar edhe dora e njeriut.

Do të gjejmë edhe përgjegjësit për këtë që ka ndodhur. Do të vijojmë që të jemi pranë banorëve. E gjithë kjo zonë, ka nevojë për ndërhyrje të thellë, për të parë edhe shkaqet, pasi jemi përpara një fenomeni të përsëritur-deklaroi zoti Golemi në një lidhje direkte me Report TV me gazetarin Piro Nase.

Pallati 8-kate në Gjirokastër në lagjen “Kodra e Shtufit” u bllokua nga dherat dhe rrëshqitjet pas shirave të dendur dhe përmbytjeve në fundjavë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ