Denoncon banorja e pallatit qe rrezikon shembjen ne Gjirokaster !

Nga Roland Bejko
Kane kaluar gjashte nete dhe ende Qeveria nuk ka hequr ca komione me balte  nga pallati qe rrezikon te shembet!
 
(Denoncon banorja e pallatit  qe rrezikon shembjen ne Gjirokaster )
 
Lexojeni mesazhin që më dërgoi një prej banorëve të Pallatit që rrezikon shembjen te Kodra e Shtufit në Gjirokastër dhe kuptoni se sa e paaftë dhe kriminale është kjo Qeveria jonë llafazane !
 
Po mbushet java që nga nata kur dheu i Kodrës së Shtufit bujti pa ftuar brenda apatamenteve të banorëve që ishin në gjumë.
 
Ende dhe sot gjelat e qeverisë që kapardisen majë plehut të korrupsionit dhe paaftësisë sa herë që ju del një kamer përpara, nuk kanë marë asnjë masë për sistemimin e zonës te pallati që rrezikon të shembet. U njoftuam mbrëmë se kanë futur mjetet e ushtrusë, por akoma asgjë.
 
Me sa duket akoma vazhdojnë cicmicet midis Prefektit dhe Bashkisë.
 
Nuk janë të aftë të heqin as ca kamionë me dhe. Kanë një javë që i vijnë rrotull pallatit dhe kodrës sikur do bëjnë shkencë të madhe, por pa ditur se çfarë dhe si duhet ta bëjnë. Komplet të paaftë!
 
Ndërkohë shiu vazhdon të bjerë dhe bashkë me të shtohet edhe masa e dheut që rëshket mbi pallat.
 
Turp i madh ! Turp dhe krim që tallen me njerëzit në këtë farë feje.
 
Këtyre morrave jua shitët votat mooreee ?!!
 
Ja ka vlejtur vallë ?!
 
I përzini me shkelma kur t’ju vijnë prapë aty, Mos pranini tju hedhin dorën në qafë para kamerave sikur po u digjet barku për ju se në fakt, jua kanë hipur në qafë.
Po tallen me ju!
SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ