VIDEO/Plas në Tepelenë, protestojnë të vobektët ndaj heqjes së asistencës ekonomike

Janë 460 familje të cilat janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike, ndërsa sot kanë protestuar para Bashkisë së Tepelenës duke paralajmëruar se nëse situata nuk zgjidhet do të përshkallëzojnë protestën.

Me dhjetëra kryefamiljarë kryesisht të komunitetit egjiptian që jetojnë në kalanë e Tepelenës, janë tubuar mesditën e sotme përpara godinës së Bashkisë, për të kërkuar sqarime se përse nuk janë përzgjedhur për të qenë pjesë e asistencës ekonomike.

Jemi 460 familje që jemi hequr, nuk kemi se cfarë do të bëjmë do të vetëflijohemi. Nuk kemi arsye, thonë se e ka sistemi fajin. Jemi pa bukë, kemi hyrë në borxhe. Jemi pa bukë dhe pa punë. Na thonë do aplikoni në mars, por dy muaj ikën. U ankuam te kryetari i bashkisë, por ai nuk ndodhet në Tepelenë, por në Tiranë-janë shprehur banorët.

Ndërsa një nënë e re me dy fëmijë shprehet se i ka fëmijët jetimë, të pangrënë dhe se ka kërkuar arsyen e mos përfitimit të asistencën ekonomike mujore.

Tepelena është qyteti më i varfër në Qarkun e Gjirokastrës ku papunësia e kalon shifrën e 70%. Ndërprerja e ndihmës ekonomike, zhyt edhe më thellë varfërinë e këtij qyteti që të paktën krenohet me fasadat.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ