Reagon deputeti Tritan Shehu, turp për maxhorancën që rrëzoi projektligjin për statusin e minatorit

3

Deputeti Tritan Shehu ka reaguar përmes rrjetit social FCB, rreth rrëzimit të projektligjit për statusin e minatorit një ditë më parë në seancën e kuvendit.

Me nje perbuzje e cinizem te thelle qeverisja e hodhi poshte kete ligj, qe kerkonte tu kthente atyre vetem nje pjese te asaj qe shoqeria u detyrohet.
U diskriminuan keshtu minatoret e Memaliajt, Tepelenes etj, shume nga te cilet une i njoh personalisht, te te gjithe Shqiperise, qe u bene ne ato vite te veshtira simbol i shpreses per Demokraci-shprehet deputeti Shehu në rrjetin social FCB.

Reagimi i plotë i tij.  

Dje ne Kuvend ishte nje dite e trishte per Minatoret e familjet e tyre.
Sot te gjithe duhet ti kerkojme falje Minatoreve, por jo vetem, pasi projektligji per statusin e tyre u rrezua nga Qeveria dhe Maxhoranca edhe pse ne u perpoqem me te gjitha mundesite ligjore e njerzore per tu miratuar.
Me nje perbuzje e cinizem te thelle qeverisja e hodhi poshte kete ligj, qe kerkonte tu kthente atyre vetem nje pjese te asaj qe shoqeria u detyrohet.
U diskriminuan keshtu minatoret e Memaliajt, Tepelenes etj, shume nga te cilet une i njoh personalisht, te te gjithe Shqiperise, qe u bene ne ato vite te veshtira simbol i shpreses per Demokraci.
Kjo sic duket eshte nje aresye me shume qe kjo Rilindje po i trajton keshtu.
Dua tju siguroj se une personalisht si perfaqesues i zgjedhur edhe i nje komuniteti ku ka shume familje minatoresh, si dhe partia demokraike do te vazhdojme kete beteje legjitime per ata, per te drejtat e tyre, qe kjo qeveri i refuzoi ne menyre arbitrare, pa asnje nderprerje dhe lekundje.

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ