VIDEO/Opozita në alert! Bejko kërkon ndërhyrjen e qeverisë për situatën emergjente

3

Opozita ka kryer sot një akt simbolik proteste në hyrje të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës. Të gjithë këshilltarët demokratë, kanë qëndruar disa minuta në këmbë përbri karrikeve në fillim të mbledhjes së parlamentit vendor, teksa e kanë justifikuar këtë veprim, si një akt simbolik për të sensibilizuar qytetarët e Gjirokastrës për atë cfarë po ndodh në qytetin e tyre kohët e fundit, ku disa ndërtesa banimi po rrezikohen nga shembja në pjesë të ndryshme.

Kreu i këshilltarëve demokratë Roland Bejko ka renditur arsyet përse Gjirokastra po lëngon sot që sipas tij, janë politikat korruptive që kanë ndjekur pushtetarët lokalë socialistë në 25 vitet e fundit.

Zoti Bejko, ka kërkuar nga qeveria shqiptare të vijë në Gjirokastër dhe të dëgjojë hallet dhe problemet e qytetarëve të cilëve po u cënohen pronat e tyre që janë investim i një jete të tërë.

Më tej kreu i këshilltarëve demokratë ka propozuar hartimin e një peticioni karshi qeverisë shqiptare në emër të të gjithë këshilltarëve cka do t’i kërkojë egzekutivit mbështetje financiare dhe ndërhyrje adekuate sa nuk është vonë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ