VIDEO/Zamira Rami, u bën “zbor” këshilltarëve socialistë

Kryetarja e Bashkisë Zamira Rami, ka qenë në fokus të debatit të sotëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës ku ishte përqëndruar totalisht tek situata emergjente që mbretëron, me pasojat që ka lënë pas koha e keqe.

Këshilltarët e djathtë, kanë kërkuar nga kolegët e tyre të majtë përpilimin e një peticioni ku i kërkonte qeverisë, shpalljen e gjendjes emergjente për zonat e prekura nga përmbytjet që kanë sjellë pasoja të rrezikshme për shumë familje. Kërkesë kjo e cila u përkrah edhe nga këshilltarët e LSI.

Nga ana e tyre këshilltarët socialistë, kanë kundërshtuar shpalljen e gjendjes emergjente për qytetin por pa dhënë asnjë argument.

Nga ana e vet kryebashkiakja Zamira Rami ka speguar pozicionin e institucionit që ajo drejton karshi situatës në fjalë.

Vetë Bashkia e Gjirokastrës në kushtet e kësaj emergjence, sipas zonjës Rami, do të ndërhyjë përmes 180 milionë lekëve në lokacionet e prekura si tek pallati në lagjen Punëtori, banesat tek lagje Cfakë dhe tek Kodra e Shtufit, për të disiplinuar rrjedhjen e ujërave apo dhe masat mbrojtëse që do të normalizojnë situatën dhe cimentuar plotësisht besimin e qytetarëve që të jetojnë të sigurtë në apartamentet e tyre.

Mirëpo kjo do të shoqërohet me një kosto që rëndon tek qytetarët e Gjirokastrës pasi nuk do të ketë investime për ndricimin publik, apo dhe pastrimin e qytetit. Pra në kushtet kur qeveria shqiptare nuk po ofron asnjë fond emergjent, Bashkia është e detyruar të “djegë” fondet për shërbimet e mësipërme.

Zonja Rami ka kërkuar rialokim të fondeve që është mënyra me e mire për daljen nga situata.

Kaq ka mjaftuar dhe këshilltarët socialistë të struken dhe mos thonë as gjysëm fjalë ndërkohë që nuk denjuan as të nënshkruanin peticionin drejtuar kryeministrit Rama për shpallejn e gjendjes emergjente në zonat e prekura.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ