VIDEO/Doda e Prenci konfirmojnë: Nuk hiqet balta nga 8 katëshi

3

Insistimi i banorëve të pallatit tetë katësh në Kodrën e Shtufit për të hequr baltën nga banesat në katet e para, ka marrë një goditje të rëndë nga specialistët e ardhur nga kryeqyteti mesditën e sotme.

Viktor Doda kreu i Institutit të Gjeologjisë është shprehur qartë dhe saktë se balta nga banesat, do kohë të hiqet dhe rrjedhimisht nuk është proces që kryhet brenda ditës ashtu sic pretendojnë banorët.

Sipas Dodës, banorët duhet tëp resin të qetë veprimet në terren për evadimin e baltës shtufore nga pallati i tyre pasi fillimisht ky process kërkon që të ndërhyhet duke vendosur pilota në kulmin e kodrës e pastaj, në mes të saj dhe në fund do të operohet me heqjen e baltës nga apartamentet që ndodhen në katet e para të tetëkatëshit.

Kjo deklaratë ka shtangur banorët e pallatit të cilët tjetër prisnin nga kreu i Institutit të Gjeologjisë në kryeqytet.

Edhe kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prenci, ka mbështetur Dodën por njëkohësisht ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve që të jenë të duruar dhe të presin përfundimet e studimeve të mëtejshme dhe të punimeve në terren.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ