VIDEO/Promovohet romani “Monologu i një rrugëtimi”

3

“Monologu i një rugëtimi” titullohet romani me krijues Tomorr Dhrimo.

Ka qenë Shoqata e Krijuesve dhe Artistëve “Jonianë ” organizatorët e këtij promovimi ku ka mbledhur artistë dhe krijues në qytetin e Sarandës mesditën e sotme. Përgjatë minutave të këtij aktiviteti, kanë referuar kumtesat e tyre me vlera profesionale, poetët sarandiotë Irena Gjoni e Bardhyl Maliqi, si dhe autorët e njohur të disa romaneve Spiro Thomari e Kostandin Vogli, poeti tjetër i mirënjohur Hekuran Halili, si dhe Violeta Shehu.

Në këtë aktivitet ka asistuar edhe prefekti i Gjirokastrës Astrit Aliaj I cili ishte I ftuar I nderit.

Një meritë të veçantë në ideimin dhe organizimin e këtij aktiviteti, ka pasur kreu i shoqatës “Joniane” Pajtim Çaushi.

Nuk munguan edhe vargjet e recituara me mjeshtëri nga aktori i mirënjohur sarandiot Anastas Nika.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ