Shqeto Përmeti, supa me shijen mbresëlënëse të traditës

3

A do të hash e të bësh qejf? Sofra e shtruar si për mbret, pastërti e për yzmet, të tillë gjen veç në Përmet…..

Jo më kot, edhe Fan Noli ka veçuar Përmetin në poezitë e tij si një ndër vendet më të spikatura të Shqipërisë sidomos në traditën e tij të gatimit.

Me gatime tërësisht tradicionale, e receta të trashëguara brez pas brezi ashtu si qëmoti deri në ditët e sotme gratë nikoqire përmetare kanë ditur të ruajnë në mënyrë fanatike traditën unike të kësaj zone.

Të famshme për glikotë e ëmbla mbresëlënse, për gjellët tipike shije plota, për byrekët fantastikë e zahiretë unike, gratë përmetare kanë mahnitur këdo me gatimet e tyre speciale, vendas e turistë të huaj.

Një ndër traditat më të shijshme të gatimeve përmetare është Shqeto, një supë e lehtë krem por plot shije dhe ideale për një vakt drake.

Kjo supë shoqërohet në mënyrë perfekte me më të mirat e kuzhinës shqiptare, duke nisur që nga sallatat e freskëta të stinës, bukë e thekur, zahiretë e ndryshme por edhe byrekë etj.

Përgatitja e Shqetos Përmetare

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

4-5 thela mish qengji

2 lugë gjelle miell gruri

1 gotë me qumësht

1 kokërr vezë

1 lugë gjelle gjalpë

Kripë

Piper

Majdanoz i freskët

Përgatitja

Zgjidhet mish qengji i majmë dhe pritet në racione.

I hidhet kripë dhe vendoset të zjejë në zjarr të ngadalshëm.

Në një enë, kaurdiset mielli me gjalpë, në momentin që mielli zverdhet shuhet me qumësht dhe kaurdiset me një lugë drurir në mënyrë që të mos krijojë kokrra.

Më pas, shtohet lëng mishi dhe trazohet derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

E gjithë masa në vijim i shtohet mishit  dhe lihet që të zjejë përreth 5 minuta.

Pasi supën shqeto e kemi hequr nga zjarri dhe është ftohur pak, supa pritet me veyë dhe me limon.

Në fund i shtohet majdanoz i grirë hollë dhe pak gjalpë i freskët i shkrirë.

Kur shërbehet spërkatet me piper të zi.

Burimi:AgroWeb.org

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ