Amoralitet në Këshillin Bashkiak, Dane i LSI dhe Dini i PDIU, kalojnë me PS

3

Tepsia e pushtetit të socialistëve, nuk ka të ngopur. Dy këshilltarë të cilët kanë qenë më pasivet në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, kanë “tradhtuar” idealet e tyre, duke u pagëzuar në socialistë të devotshëm.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak nga radhët e LSI Adrian Hyskaj, ka braktisur partinë e Kryemadhit dhe i është bashkuar grupit të këshilltarëve të PS.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me këshilltarin tjetër nga radhët e PDIU Selaudin Mosho i cili ka kapërcyer ylberin për t’u ankoruar pranë “bazës” së pushtetit të të gjithë socialistëve.

Komedia u zhvillua sot në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës ndërkohë që socialistët në ekstazë, e pritën me ovacione ankorimin e fundit të “vlerave” nga LSI dhe PDIU.

Ndonëse lëvizjet e fundit kanë pasur për qëllim forcimin e cunguar të pozitës së socialstëve në parlamentin vendor, sërish PS me aleatët e vetë, ngelen në minorancë, pasi raportet flasin për 17 këshilltarë nga radhët e opozitës PD+LSI dhe 14 këshilltarë nga PS plus aleatë cka përkthehet ndryshe se PD dhe LSI përbëjnë shumicën, edhe pas kalimit të ylberit të Danes dhe të Dinit.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ