Destinacionet më të bukura të muajit mars

3

Marsi është muaji I fillimit të pranverës dhe udhëtimet në këtë stinë shoqërohen gjithmonë nga emocione të veçanta dhe panorama fantastike. Cilat do të ishin destinacionet e përkryera për një udhëtim në mars?

 Spektakli  i Hanamit në Japoni

Në këtë muaj qytetet dhe fshatrat japoneze ngjyrosen në ngjyrë rozë nga çelja e luleve të qershisë, Hanami. Kjo traditë më shumë se një mijëvjeçare, vijon ende në ditët e sotme duke  nxitur migrimin e miliona japonezëve nga qyteti i tyre drejt 60 lokaliteteve më të famshme në Japoni për të shijuar spektaklin e rizgjimit të pranverës.

Një ndër vendet më të bukura është Parku Maruyama në Kioto, Parku Ueno në Tokio, Kështjella Himeji dhe Kështjella në Hirosaki. Lulja e qershisë, delikatesa e saj, jeta e saj e shkurtër janë për japonezët simbol i brishtësisë, por edhe i rilindjes.

Hanami zhvillohet edhe natën, në këtë rast merr emrin Yozakura (“qershia e natës”) për të admiruar sakura-t (qershitë) të ndriçuara posaçërisht me drita për të nxjerrë më në pah bukurinë e tyre

 

 

Hapja e Kopshtit Keukenhof në Holandë

Kopshti i famshëm Keukenhof, rreth gjysmë orë larg nga Amsterdami, hap dyert e tij më 22 mars 2018. Parku i luleve më i bukur në botë ka një hapësirë prej 32 hektarësh ku lulëzojnë më shumë se 7 milionë lule në pranverë, ndër të cilat më shumë se 800 varietete tulipanësh, zambakë dhe lule të tjera.

Përveç shumëllojshmërisë, në park gjenden edhe 2.700 pemë.

Çdo vit përcaktohet një temë dhe për 2018 është “Romancë në Keukenhof”. Tema do të përfaqësohet nga një mozaik i madh prej 250 metrash katrorë, për realizimin e të cilit janë përdorur 50.000 bulbe tulipanësh e zambakësh.

 Festa e Shën Patrikut në Irlandë

Më 17 mars, në gjithë Irlandën festohet Dita e Shën Patrikut. Dublini është qyteti ku do të mbahen festimet kryesore për pesë ditë (15 – 19 mars). Kulmi i festës është parada më 17 mars që do të zhvillohet në rrugët e qendrës së kryeqytetit, në një ndërthurje ngjyrash, muzikë, evente dhe turma njerëzish që festojnë anekënd qytetit.

Në ishull do të ketë kudo festime të mëdha si në qytete të vogla, edhe në qytete të mëdha.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ