VIDEO/Bejko: Qeveria tallet me të varfërit, PD ofron zgjidhje për këtë kategori

3

Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko njëkohësisht drejtuesi i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak, i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare, të tregohet serioze dhe të sigurojë bazën e minimumit jetik për familjet shqiptare që nuk kanë mundësi punësimi.

Deklaratën zoti Bejko, e ka bërë për mediat vendore, në përfundim të mbledhjes së radhës së Këshillit Bashkiak ku u diskutuan kriteret për mbështetje financiare të atyre familjeve të përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike, përmes fondit 6% të Bashkisë së Gjirokastrës.

Sipas zotit Bejko, qeveria shqiptare tallet rëndë me qytetarët pasi heqja e ndihmës ekonomike dhe shtimi i pagesës së papunësisë për familjet që do të përfitojnë këtë ndihmë, është një skemë talljeje sepse nuk e zgjidh varfërinë por përkundrazi e shton atë.

Ne kërkojmë që qeveria të bëhet serioze dhe të rrisë shumën e financimit të paktën tek minimumi jetik prej 20 mijë lekësh pasi të gjithë qytetarët që kanë nevojë ta marrin këtë pagesë jetike, qeveria e ka për detyrë t’ua plotësojë.

PD sipas zotit Bejko, nuk do të lerë asnjë shqiptar pa ndihmë ekonomike ata që nuk janë të aftë për punë, apo që nuk kanë asnjë mundësi për punësim.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ