Shifrat alarmante të vdekshmërisë foshnjore, Shqipëria e dyta në Ballkan

3

Raporti i fundit i UNICEF mbi situatën e vdekshmërisë foshnjore, e nxjerr Shqipërinë të renditur në vendin e 35, në mesin e shteteve me të ardhura mbi mesatare. Në Shqipëri për vitin 2017 ka 6.2 vdekje për 1000 fëmijë të lindur.

Treguesi i vdekshmërisë foshnjore, i cili mat numrin e vdekjeve nën 1 vjeç në raport me lindjet, u rrit nga 7.1 në 8.7. Në total, në Shqipëri u regjistruan 277 vdekje të tilla, nga të cilët, 146 qenë meshkuj dhe 131 femra.

Vdekshmëria foshnjore pati shënuar nivelin më të ulët në histori në vitin 2015 me 7.1 vdekje për mijë.

Ndërsa gjatë vitit 2016 vdekjet e fëmijëve nën 1 vjeç në Shqipëri u rritën me mbi 19 për qind, duke shënuar edhe rritjen e parë në dy dekada të këtij treguesi. Gjatë vitit 2016, 277 fëmijë nën një vjeç humbën jetën nga 233 vdekje të tilla që qenë shënuar në vitin 2015.

I vetmi shtet në rajon që ka një normë vdekshmërie më të lartë është Maqedonia, e renditur e 26-ta, me 8.3 vdekje për 1000 fëmijë të lindur. Shifra më të ulëta duket se ka Bosnja dhe Hercegovina, me 4.7 vdekje/ 1000 fëmijë, Serbia 3.7 /1000, Kroacia 2.9/1000, Mali i Zi me 2.7 vdekje për 1000 fëmijë të lindur.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ