Mononucleosis,”sëmundja e puthjes”: çfarë është,simptomat dhe trajtimet

3

Mononukleoza është një infeksion viral ngjitës i shkaktuar nga virusi Epstein-Barr, i cili i përket familjes së virusit herpetik. Kjo është një sëmundje që shpesh ngatërrohet me një formë të ngjashme të gripit.

Përhapja

Në shumicën e rasteve transmetimi i mononukleozës ndodh përmes pështymës (për këtë arsye quhet edhe “sëmundje e puthjes”).  Përhapja realizohet nëpërmjet spërklave të pështymës qoftë nëpërmjet kollës, teshtitjes apo edhe puthjes (prandaj ka edhe një përhapje të gjerë në çiftet e reja). Sëmundja mund të merret edhe në mënyrë indirekte gjatë shfrytëzimit të mjeteve që janë infektuar nga virusi që shkakton sëmundjen, siç mund të jetë rasti i përdorimit të së njëjtës gotë që mund të ketë përdorur personi i sëmurë.

Kush është më në rrezik?

Mbi 90% e popullsisë së rritur kanë antitrupa kundër virusit Epstein-Barr në gjakun e tyre për të treguar se është një infeksion shumë i zakonshëm, të cilin shumica e njerëzve shpesh e kanë zhvilluar pa e kuptuar. Sëmundja është e zakonshme tek fëmijët e vegjël, në të cilët ajo është përgjithësisht asimptomatike. Grupi më i rrezikuar i moshës është ai i adoleshentëve dhe i të rinjve (15-25 vjeç).

Simptomat

Temperaturë, dobësi, dhimbje koke, acarim I bajameve. Gjithashtu shihet shpesh një rritje në madhësinë e shpretkës dhe më rrallë në mëlçi, duke rezultuar në verdhëz (lëkurë dhe sy të verdhë)

Një në dhjetë raste, ekziston edhe një ekzanthem që i ngjan fruthit. Këto pika nuk shfaqen menjëherë, por pas disa ditësh.

Diagnoza

Diagnoza bazohet fillimisht në praninë e simptomave karakteristike dhe pastaj në rezultatet e disa testeve të gjakut (zakonisht ka një rritje në qelizat e bardha të gjakut)

Komplikime

Në disa raste mund të ndodhë një reduktim i përkohshëm i trombociteve të gjakut. Sapo infeksioni akut është shëruar, ndjenja e lodhjes mund të vazhdojë për disa javë. Komplikimi më i frikshëm është thyerja e shpretkës për shkak të traumës ose tendosjes në individë me një organ të zgjeruar.

Trajtimet

Në përgjithësi, simptomat priren të zhduken brenda disa javësh. Medikamentet antiinflamatore mund të përdoren për uljen e etheve, ndërsa përdorimi i antibiotikëve jepet vetëm në rastet kur dyshohet superinfeksion bakterial.

Në rastet më të rënda, të karakterizuara nga një grykë shumë e theksuar me vështirësi në frymëmarrje këshillohet përdorimi i barnave kortizone për disa ditë. Në rast të rritjes së vëllimit të shpretkës, ndërprerja nga aktivitetet sportive rekomandohet për disa muaj, për të shmangur rrezikun e traumave abdominale që mund të thyejnë këtë organ.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ