Plastika, vrasësi i heshtur i kohëve moderne

3

Ndotja nga plastika është një problem i madh mbarëbotëror dhe një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë.Megjithëse vendet e vogla si Shqipëria janë kontribues të vegjël të mbetjeve të plastikës në krahasim me vendet dhe ekonomitë më të zhvilluara, në vendin tonë shqetësimi është prezent.

Plastika shumë shpesh përfundon në natyrë, duke ndotur qytetet, lumenjtë dhe në fundet e deteve, ose digjen në fusha duke lëshuar kimikate toksike të dëmshme të quajtura dioksina dhe që shkaktojnë ndotje të ajrit. Frutat dhe perimet shiten ende në qese plastike, kështu që me një pazar të vetëm, shtëpia “furnizohet” me një dyzinë çantash.

Ndërkohë që përgjegjësia më e madhe për të ndërmarrë veprime të menjëhershme qëndron ende në duart e qeverive dhe kompanive të mëdha, secili prej nesh mund të ulë konsumin e tij të plastikës.

Këshilla për të përdorur më pak plastikë

Merrni me vete çantën tuaj të pazarit

Rreth pesë miliardë deri në një trilionë qese plastike përdoren çdo vit në mbarë botën. Edhe pse pjesërisht ajo është akoma falas për blerësit, qeset plastike kanë një kosto të lartë mjedisore dhe janë një nga format më të zakonshme të mbetjeve. Vendosini të gjitha produktet ushqimore në një qese.

Jo pipave

Kur porosit një pije, pipat plastike janë një send i panevojshëm me një përdorim.

Mos përdorni enë plastike

Je i uritur dhe porosit dicka, një sallatë ose ushqim të shpejtë dhe mjeti i vetëm për ta konsumuar është plastik. Megjithëse është e pamundur të planifikosh çdo moment, merr në konsideratë që të mbash me vete në cantë ose në zyrë një lugë dhe pirun joplastik.

Në vend që të përdorësh qese plastike për të mbështjellë sanduiçin tënd, mund ta marrësh me vete në një enë të vogël.

Në vend që të hedhësh në koshin e frigoriferit qeset plastike të paketimit të ushqimit, pse mos ta vendosësh ushqimin në frigorifer në një tas qelqi?

Përdorni shkrepëse

Nëse të duhet të ndezësh një qiri ose zjarrin zgjidh shkrepwset në vend të çakmakëve plastikë. Këto pajisje të lira plastike grumbullohen në vend-depozitime për vite me rradhë dhe madje janë gjetur në stomakun e zogjve të ngordhur.

Lëngjet e paketuara

Në vend që të blesh lëngje frutash të paketuara në shishe plastike, konsumo lëngje të freskëta frutash ose konsumoji frutat të plota. Jo vetëm që do të pakësoni mbetjet plastike, por të bën dhe mirë për shëndetin sepse sasia e vitaminave dhe antioksidantëve është më e lartë dhe sasia e kimikateve dhe sheqerit më e ulët.

Ujë në shishe

Shishet plastike të ujit janë objekti më i lehtë përsa i përket reduktimit të mbetjeve. Në vend të tyre, përdorni shishe qelqi të cilat rimbushen. Përdorimi i filtrave ëshhtë i këshillueshëm.

Përdorni metoda pastrimi natyrale

Të gjithë produktet e ndryshëm pastrues, jo vetëm që ndotin detet me kimikate dhe plastikë, por janë të zëvenduesueshëm. Soda e bukës dhe uthulla  mund të përdoret për pastrimin dhe dezinfektimin e shtëpisë dhe larë enët.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ