Efektet e rrezikshme të pijeve të gazuara në organizëm

3

Maskimi perfekt për këtë produkt ‘djallëzor’ është tek emërtimet si ‘pa kalori’ ose ‘pa sheqer’ që të bëjnë të mendosh se pijet e gazuara janë me të vërtetë ‘të shëndetshme.’ Nëse jeni të kujdesshëm, do të vini re që premtimet e mësipërme janë në të vërtetë mjaft boshe. Ato janë krejt e kundërta e asaj që presin konsumatorët. Pijet e gazuara përmbajnë kimikate që garantojnë shkatërrim për organizmin.

Gjërat bazë që duhet të dini për pijet e gazuara

Pijet e gazuara të sheqerosura janë një vatër shqetësimesh serioze për organizmin. Në to gjenden një sasi e madhe përbërësish të dyshimtë dhe kimikate siç janë:

  • Aspartami
  • BPA (ose bisfenol A)
  • Ngjyrues Kimik Karamel

E vërteta pas substancës Aspartam

Aspartami është një përbërës që duhet shmangur tërësisht. Ai përdoret në shumë pije të gazuara përfshirë edhe produktet e markave më të mëdha që i blini ndoshta përditë.

Kjo substancë është minimalisht 200 herë më e ëmbël se sheqeri. Aspartami është i rrezikshëm sepse shkakton marramendje, humbje kujtese, diare, migrenë, dhimbje të rregullta koke, luhatje humori dhe jo vetëm.

E vërteta për BPA-në

Shumica prej nesh janë ekspozuar ndaj bisfenolit A gjatë jetës së tyre. Ky kimikat përdoret zakonisht në përgatitjen e plastikës, shisheve plastike të ujit, enëve plastike, kanaçeve dhe shisheve të pijeve të gazuara.

E vërteta për ngjyruesin karamel kimik

Pavarësisht se si tingëllon, nuk ka asgjë të shijshme apo të ëmbël për këtë ngjyrues që mban emrin e një prej produkteve më të preferuara për secilin prej nesh.

Ngjyruesi artificial është kancerogjen, sepse prodhohet nga ngrohia e sheqerit me amoniak. Brenda këtij ngjyruesi artificial gjendet një kimikat me emrin 4 Mel që në produkte me gaz gjendet deri në 113 gramë.

Ngjyruesi në fjalë është në listën e përbërësve që duhen shmangur. Kjo sepse u jep ngjyrë të errët shumë produkteve siç janë pijet e gazuara, ushqimet e pjekura dhe birra, për t’i shfaqur ato si më tërheqëse në ngjyrë.

Merrni ujë mineral, hidhni në të frutat ose perimet e stinës dhe kaq mjafton. Mund të zgjidhni limon, portokall, luleshtrydhe, boronica, trangull, rozmarinë, mente që i japin ujit një aromë dhe shije krejt natyrale dhe mbi të gjitha pa kimikatet e rrezikshme.

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ