7 marsi nuk është thjeshtë festa e mësuesit…/Nga akademik Artan Fuga

3

Akademik Artan fuga vazhdon polemiken ne faqen e tij ne facebook per ceshtjet e arsimit, por kete rradhe debatine ka perqendruar te problematika e platformes mbarekombetare te arsimit shqip dhe qasjen ndaj saj te ministrise shqiptare te arsimit.

Ja postimi i tij i plote:

“Cilin nga ministrat shqiptarë të arsimit e zë ende gjumi kur sheh gjendjen e trishtë të platformës mbarëkombëtare të arsimimit në shqip? 
——————————–
Si ja vodhën mësuesit festën e shkollës dhe arsimit shqip nxënësve dhe prindërve?

Edhe një herë për 7 marsin që në origjinë nuk është thjeshtë festa e mësuesit, por e shkollës dhe arsimit shqip. Më pas u kthye si festë e mësuesit dhe u komercializua. Shkolla shqip u harrua që ka ditën e vet.

Ajo si festë duhet të na ngjethi mishtë sepse duhet të na vejë mendja te arsimi shqip mbarëkombëtar dhe mos merremi me dhurata banale.

Arsimi mbarëkombëtar që nuk ka një plateformë strategjike. Mjerë ne sa budallenj tregohemi, sa të paaftë që dukemi, sa parazitë e dembelë që jemi.

Njerëz kot!

Duke përfituar nga ftesa e gazetarit në Shkup Agron Vrangalla, ish student i shkëlqyer i masterit në komunikim në departamentin e gazetarisë të Universitetit të Tiranës, në një panel me kolegë shqiptarë të Maqedonisë, pata mundësinë të them çfarë mendoj për këtë temë në TV21 të Shkupit.

Pyetja ime është : Cilin nga ministrat shqiptarë të arsimit e zë ende gjumi me këtë gjendje të masakruar të platformës mbarëkombëtare të arsimit shqip?

Zgjohuni, mos flini ejjjjj !”

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ