FOTO/Ju ka marrë malli për gratë e LSI ?! Shkoni në Prefekturë, aty i keni të gjitha

3

Nëse socialistët i ka marrë “malli” për LSI-stet i kanë me shumicë në Institucionin e Prefektit të Gjirokastrës.

Sot përmes rrjeteve sociale, mëson shumë lajme dhe informacione të ndryshme të cdo  lloj karakteri, madje edhe për strehën e fundit të LSI-stëve  në funksionet shtetërore.

E nëse në Bashkinë e Gjirokastrës mund të quhet e natyrshme që anëtarët e LSI të jenë pjesë e administratës, një kat më sipër në Institucionin e Prefektit, raporti është i përmbysur jo vetëm për gjininë, por edhe për përkatësinë politike, madje i superuar në masën 70% në favor të LSI.

Kjo foto vërteton rreshtat e mësipërm. Prefekti i Gjirokastrës Astrit Aliaj troket gotat me rastin e 8 marsit me gratë e administratës së Prefekturës.

Të gjitha me teserën e LSI në xhep dhe me buzëqeshjen gati provokuese ndaj publikut e më së shumti socialistëve që enden rrugëve si “qenër të zgjebosur” që votuan për këto gra që të vazhdojnë ende të jenë pjesë e tepsisë së pushtetit të të gjithë socialistëve.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ