Luftëtari pëson humbjen e parë pas 10 takimesh me Partizanin

3

Luftëtari pëson humbjen e parë këtë vit me Partizanin në transfertë në një takim ku ishte i karakterizuar nga një lojë e bukur e vendasve.

Trajneri i Partizanit Klevis Dalipi ka vendosur të hedhë nga minuta e parë në ndeshjen kundër Luftëtarit të njëjtin rreshtim si ai që hodhi Starova një javë më parë, duke kërkuar një fitore që mund ta ndihmojë në luftën për Europën.

Ndërsa tek Luftëtari mungonte sërish Shkurtaj i dëmtuar, me Lamçen i rreshtuar në majë të sulmit, duke formuar treshen ofensive me Abazajn dhe Bregun.

Në pjesën e parë ka vendosur goli i Bathës dhe episodi i vitit. Në minutën e 13-të, Trashi ka kaluar në avantazh Partizanin me anë të një gjuajtje nga distanca, por goli është anulluar për shkak se një tifoz i Partizanit ndodhej në fushë në atë moment. Dalipi është revoltuar, por kryesori e ka anulluar golin. Megjithatë Batha ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 33-të, duke mposhtur Ruçin dhe duke i dhënë avantazhin vendasëve.

Në minutën 72′ Progni ka shënuar golin e dytë pas gabimit të Ruçit që shfaqi pasiguri në largimin e topit.

Ndërsa vula e fitores së të kuqve, u fiksua në minutën e 82′ me një 11 metërsh me autor Bathën. Topi në një krah e Ruçi në tjetrën.

Me fitoren e sotme Partizani superon Luftëtarin ndërkohë që ky i fundit renditet në vendin e gjashtë me 34 pikë në 24 takime.

Javën e ardhjshme Luftëtari do të përballet në fushën e vet me Kukësin.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ