Shuhet “Mandela” i jugut Naim Pasha, antikomunisti i flaktë

3

Shuhet një prej heronjve të burgjeve të diktaturës komuniste, Naim Pasha nga Tepelena.

Naim Pasha konsiderohet si një nga heronjtë e Revoltës Antikomuniste të Burgut të Spaçit pjesëmarrës aktiv në këtë përpjekje epike të të burgosurve politikë antikomunistë kundër regjimit kriminal të Enver Hoxhës që edhe pse u mbyt me gjak, tronditi rëndë themelet e diktaturës në Burgun e Spaçit ku ngriti flamurin e lirisë.
Sot miqtë, të afërmit dhe familjarët e Naim Pashës, e kanë përcjellë trupin e tij në banesën e fundit në qytetin e Tepelenës.

Naim Pasha lindi në Tepelenë më 28 shkurt të 1947. Vuajti plot 22 vjet burg në burgjet komuniste për shkak të bindjeve dhe aktivitetit të tij politik duke qëndruar i palëkundur deri në fund të jetës.
Familja humbi njeriun e saj të dashur, bashkëvuajtësit e tij vëllain dhe mikun e shtrenjtë.

Jugunews.net shpreh ngushëllimet familjes së Mandelës së jugut të Shqipërisë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ