“Ai që shkruan për budallenjtë, audiencën e lartë e ka të sigurtë.”/ 23 thënie nga Schopenhauer

3

Arthur Schopenhauer ishte një nga filozofët gjermanë më të njohur të shekullit të XIX, pesimist dhe ateist, doktrinist i qartësisë dhe komunikimit filozofik, paraprirës dhe shkallmues i rregullave dhe normave.  Ai lindi më 22 shkurt 1788 dhe u nda nga jeta në vitin 1860.

Schopenhauer është një ndër filozofët që është përkthyer në shqip në shumicën e veprave të tij.

  1. “Ai që shkruan për budallenjtë, audiencën e lartë e ka të sigurtë.”
  2. “Kur blini një libër, në mënyrë optimiste mendoni se po blini edhe kohën për ta lexuar atë.”
  3. “Njerëzit e mëdhenj janë si shqiponjat; ata i ndërtojnë foletë e tyre në lartësitë e vetmuara.”
  4. “Një njeri mund të jetë vetja, për aq kohë sa ai është vetëm…”
  5. “Urrejtja është një çështje e zemrës, përbuzja është çështje e kokës.”
  6. “Ata që duhen dhe që kanë lindur për njëri-tjetrin, takohen lehtë. Shpirtrat e ngjashëm e ndjejnë përshëndetjen edhe nga distancat.”
  7. “Nder ka kuptimin se një njeri nuk është i jashtëzakonshëm; famë ka kuptimin se ai është i jashtëzakonshëm. Fama është diçka që duhet fituar, nderi është vetëm diçka që nuk duhet të humbet.”
  8. Në pjesën tonë monogame të botës, të martohesh do të thotë të përgjysmojmë të drejtat dhe të dyfishojmë detyrat e dikujt.”
  9. “Pasuria është si uji i kripur, sa më shumë të pish, aq më i etur je. Kjo vlen edhe për lavdinë.”
  10. “Burrat janë nga natyra thjesht indiferentë ndaj njëri-tjetrit, por gratë nga natyra janë armike.”
  11. “Secila dashuri sado qiellore të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”
  12. “Zakonisht është humbja ajo që na bën ta dimë vlerën e gjërave.”
  13. “Doktori sheh të gjithë dobësinë e njeriut, gjykatësi sheh të gjithë ligësinë dhe teologu të gjithë budallallëkun e tij.”
  14. “Talenti godet shënjestrën të cilën askush nuk mund ta godasë. Gjeniu godet shënjestrën të cilën askush nuk mund ta shohë.”
  15. “Ne rrallë mendojmë për atë që kemi, ndërsa shpesh për atë që na mungon.”
  16. “Çdo komb përqesh kombet e tjera dhe të gjithë kanë të drejtë.”
  17. “Njerëzit e zakonshëm thjeshtë mendojnë se si duhet ta shpenzojnë kohën e tyre, I talentuari tenton ta përdor atë.”
  18. “Mëshira është baza e moralit.”
  19. “Ne humbim tri të katërtat e vetes në mënyrë që të jemi si njerëzit e tjerë”
  20. “Leximi është barabar si të mendosh me kokën e dikujt tjetër në vend që të mendosh me kokën tënde”.
  21. “Të gjitha të vërtetat e mëdha kalojnë nëpër tre faza: fillimisht ato përqeshen, pastaj ato kundërshtohen dhunshëm dhe në fund ato pranohen si vetë – evidente.”
  22. “Vështirësia është që të përpiqemi të mësojnë turmën se diçka mund të jetë e vërtetë dhe e pavërtetë në të njëjtën kohë”.
  23. “Martirizimi është e vetmja mënyrë që një njeri mund të bëhet i famshëm pa pasur ndonjë aftësi”

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ