Arkiva e Gjirokastrës shndërrohet në depo arkivore.

3

Largimi i Arkivës nga Gjirokastra duket se është kthyer në temën e ditës për të gjithë ata qytetarë, të shqetësuar para së gjithash për largimin e disa prej institucioneve të rëndësishme nga Gjirokastra, dikur e përmendur si kryeqendra e Jugut, sot e braktisur nga njerëzit e së fundmi edhe nga institucionet.

Në bazë të urdhërit më të fundit të Drejtorisë së Arkivave prej më shumë se një jave ka filluar shpërngulja e materialeve.

Drejtues të Arkivës Gjirokastër shpjegojnë se zhvendosja bëhet në kuadër të ristrukturimit të arkivave në rang shtetëror. Tashmë në të gjithë vendin dotë ketë vetëm katër pika të rëndësishme arkivore, nga 12 që ishin më parë. Arsyeja sipas drejtuesve është sigurimi I kushteve optimale për mirëmbajtjen e dokumentave pasi në pjesën më të madhe të arkivave në qarqe materialet ruheshin në kushte të pafavorshme.

Ajo çka do të ndodhë në këtë rast do të jetë shndërrimi I arkivës së Gjirokastrës në depo arkivore,  pasi këtu do të mbeten vetëm dokumentet e destinuar për asgjësim, krahas së qeni një pikë grumbullimi e dokumentave institucionale,  ndërsa dokumentet historike që kanë qenë pjesë e kësaj arkive tashmë do të depozitohen në arkivin e shtetit.

Por përveç faktit që ky insitucion përdorej nga qytetarët për gjetjen e dokumenteve të munguara, ai ka qenë si një pikë referimi edhe për Universitetin e Gjirokastrës. Studentë të degës së Historisë praktikoheshin  mbi mënyrat e hulumtimit studimor e kërkimor. Mosfunksionimi I arkivës tashmë i la studentët pa pratikën në terren.

Largimi i arkivës nga Gjirokastra ka shkaktuar edhe debate e përplasje me përfaqësuesve politikë. I pari që reagoi mbi këtë lajm duke e bërë të njohur publikisht një fakt që tentohej të mbahej i fshehtë ka qenë kryetari i PD Gjirokastër, Roland Bejko, që  u ndoq nga reagimi i deputetit Tritan Shehu që e konsideroi këtë largim si “krim historik”. Ky i fundit mori një kundërpërgjigje nga kryetari i ri i PS në Gjirokastër Bledar Kaci.

E ashtuquajtura reformë e re territoriale e zbrazi Gjirokastrën nga disa drejtori të rëndësishme. Por largimi i memories së qytetit dhe jo vetëm, duket se i dha goditjen përfundimtare duke e zhveshur këtë qytet nga vlerat më të rëndësishme të kujtesës së vetë historike.

 

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ