As Dane, as Dine e as Beni nuk e shpëtuan PS nga humbja në Këshillin Bashkiak.

3

PS në Gjirokastër, ka marrë një goditje të rëndë mesditën e sotme, teksa ka humbur kontrollin e Këshillit Bashkiak.

Për herë të parë në historinë e parlamentit vendor në 27 vitet e fundit, PS e shikon veten në opozitë.

Bashkimi i votave të PD dhe LSI e kanë cuar PS për herë të parë në minorancë dhe kjo padyshim më shumë sesa meritë e PD dhe LSI, është dështim i hapur i politikave të PS të ndërmarra në Gjirokastër në 5 vitet e fundit.

Ndonëse në ndihmë PS i kanë ardhur “prurjet” e reja në Këshillin Bashkiak si Dane, Dini e më në fund edhe Arben Rexha, PS nuk mundi dot të ruante supermacinë e vet në Këshillin Vendor.

Arben Rexha prej një viti e gjysëm këshilltar i LSI, ditën e sotme shënoi rekordin e ri të “martesave” me të gjitha partitë politike të spektrit të majtë apo dhe të djathtë.

Pas PD, PR dhe LSI, Rexha më në fund u shndërrua në socialist njësoj si këshilltarët e tjerë që kaluan ylberin tre javë të shkuara në mbledhjen e fundit, Ardian Hyskaj dhe Selaudin Mosho.

Të djathtët në Këshillin Bashkiak të gjendur përballë faktit të kryer të shndërrimit në socialist të Arben Rexhës, kërkuan votëbesim për kreun e Kashillit Bashkiak, Roland Karalli që është pjesë e PS.

Socialistët duke parë se llogaritë nuk u dilnin edhe me “prurjen” më të fundit, kanë braktisur mbledhjen, ndërkohë që këshilltarët e PD dhe të LSI, bashkuan votat duke rrëzuar fillimisht Karalli nga kryetar të Këshillit Bashkiak e më pas votuan kreun e ri Mimoza Como nga PD dhe nënkryetar Gramoz Braho nga PEISH dhe Mirela Mamani nga LSI.

Gjithcka ka qenë e rregullt dhe e rregjistruar nga sekretari i Këshillit Bashkiak Semi Golemi që i përket PS.

Pra këtej e në vazhdim PS dhe “prurjet” e veta, janë në pakicë me 15 këshilltarë, ndërsa PD dhe LSI shumicë me një këshilltar më shumë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ