Hubert de Givenchy, ikona e modës franceze, ndahet nga jeta në moshën 91 vjeçare.

3

Hubert de Givenchy, stilisti aristokrat francez i famshëm për dizajnimin e “Fustanit të zi të vogël” dhe stilimin e Audrey Hepburn apo Jackie Kennedy, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Givenchy influencoi modën e viteve 1950-1960, dhe stili i tij i përmbajtur ende na informon për mënyrën sesi Mbretëresha Elizabet II e Britanisë dhe familjet e vjetra amerikane apo kineze vishen.

Partnerja e tij, një ish – stiliste e Haut Coture, Philippe Venet, njoftoi për vdekjen e Givenchy nëpërmjet faqes së shtëpisë së modës, duke thënë se ai kishte vdekur në gjumë ditën e shtunë.

Ishte miqësia 40-vjeçare e Givenchy-t me Hepburn, me të cilën ai u takua në xhirimet e komedisë “Sabrina” nga Billy Ëilder në vitin 1953, gjë që e ndihmoi atë të bëhej legjendë e modës.

Kostumet me kollare dhe veshjet e ngushta që Givenchy dizajnoi për aktoren në filmat “Face Funny” dhe “How to Steal a Million” i bëri të dy ikona të stilit.

Fustani i zi që ai dizajnoi për skenën e hapjes së filmit “Breakfast at Tiffany” është veshja më e famshme e të gjitha kohërave – edhe pse legjenda e modës së Parisit, Coco Chanel i ka marrë meritat për shpikjen e veshjes.

Givenchy ka veshur gjithashtu ish-zonjën e parë amerikane, Jacqueline Kennedy, gjatë viteve të saj të qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ