Kreu i PD Roland Bejko, ka një urim dhe mesazh për bllokun politik anti PS në Gjirokastër

3

Ngjarja e ditës së sotme ku PD me votat e LSI mposhti PS në Këshillin Bashkiak, ka bërë jehonë shumë të madhe në Shqipëri aq sa ka vënë në alarm PS në bazë dhe qendër.

Padyshim që një meritë të jashtëzakonshme për këtë lëvizje, ka kreu i këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak njëkohësisht kryetar i PD së Gjirokastrës Roland Bejko.

Në një status të publikuar në rrjetin social FCB, zoti Bejko uron kryetaren e re të Këshillit Bashkiak Mimoza Como, si dhe ka një sqarim për fitoren të forcave politike kundër PS.

Postimi i plotë në FCB i Roland Bejkos.

NJË URIM DHE NJË SQARIM PËR FITOREN E SOTME TË BLLOKUT ANTI PS NË KËSHILLIN E BASHKISË GJIROKASTËR.

Urime zj Mimoza Çimo për zgjedhjen e saj sot në krye të Këshillit të Bashkisë Gjirokastër . Gjithashtu urojmë edhe dy nënkryetarët e rinj zj. Mirela Mamani si përfaqësuese e grupit të këshilltarëve të LSI dhe z. Gramoz Braho si përfaqësues i komunitetit egjiptian të Gjirokastrës i propozuar nga këshilltarët e Partisë Demokratike.

Partia Socialiste nuk është më shumicë në Bashkinë Gjirokastër edhe pse prej mëse një muaji u përpoq të rekrutonte nëpërmjet joshjes së tepsisë së pushtetit këshilltarë të forcave të tjera politike duke mundur të marë dy këshilltarë të LSI, një të PDIU, duke tentuar gjer në minutat e fundit të intimidonin një tjetër këshilltar të LSI, por që dështuan me sukses. PS synonte që nëpërmjet rekrutimit të këshilltatëve nga forca të tjera politike të kapte nr 16 që është shumica bllokuese në këshill dhe për pasojë ta mbante nën presion Bashkinë dhe Kryetren e saj.

Në këto kushte, Kryetari dhe Nënkryetaria e Këshillit Bashkiak që përfaqësonin PS u shkarkuan me shumcën e votave të këshilltarëve të pranishëm dhe në vend të tyre u zgjodhën përkatësisht zonjat Çomo, Mamani dhe zoti Braho, qytetarë përfaqësues të denjë të komunitetit, me integritet moral dhe profesional.

Vlen të sqarojmë opinionin publik se kjo lëvizje sot në Këshill nuk ishte pasojë e një marrëveshjeje politike PD -LSI pasi nuk egziston një e tillë, por ishte rezultante e një luajaliteti llogjik për shkak se me daljen e LSI në opozitë, rrugët e tyre me PS u ndanë, dhe kualicioni mbaroi së funksionuari.

Të gjendur në opozitë PD dhe LSI vetvetiu PS e kanë një kundërshtar të qartë dhe të vetëm politik. Pra në këtë rrugëtim opozitar piktakimet midis nesh janë të pashmangshme. Njëra prej tyre ishte edhe kjo e sotmja në Këshillin e Bashkisë Gjirokastër.

Së fundi, dua të falenderoj gjithë këshilltarët e PD dhe të LSI dhe përfaqësuesin e komunitet egjiptia, që edhe pse të gjendur nën presionin dhe joshjen e tepsisë socialiste të pushtetit, nuk pranuan të shndëroheshin në tregëtarë flamujsh.

Kështu, të bashkuar ne këshilltarët demokratë do shkojmë përpara në rrugëtimin dhe misionin tonë për akte dhe qëndrime të tjera politike konstruktive në dobi të mirëqeverisjes lokale dhe qëndrore.

Aksioni ynë luajal do të vazhdojë edhe më tej. Fitorja jonë e përbashkët mer më shumë vlerë po ta mendosh se Partia Socialiste ka humbur shumicën në Këshillin e një prej Bashkive që e mban si bastionin e saj historik.

Pak durim, fitore të tjera na presin. Koha pnon për ne. Ne thjesh duhet të ndjekim ritmin e saj dhe ti japim një dorë për ta lëvizur më shpejtë.

Dhe mjafton të mendoni për pak çaste që rënimi i kësaj mazhorance të fillojë nga Gjirokastra ku qëllimi ynë është vetëm një : Të shembmbim mazhorancën e tepsisë për të mos lejuar shembjen e mëtejshme të Gjirokastrës.

Kini besim te ne !

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ