Mbledhja e këshillit bashkiak Gjirokastër, marrëveshje me FSHZH për restaurimin e kalldrëmeve në Qafën e Pazarit

3

Ndihma ekonomike ka qenë tema kryesore e ditës së sotme në mbledhjen e rradhës së këshillit bashkiak të GJirokastrës. Këshilltarët kanë diskutuar mbi domosdoshmërinë e rishikimit të skemës së ndihmës ekonomike,  në një kohë kur një pjesë e madhe e aplikuesve kanë mbetur jashtë kësaj skeme. Këshilltarët e djathtë kanë sjellë raste konkrete të familjeve në nevojë të përjashtuara nga kjo skemë. Pavarësisht debateve, ndihma ekonomike është votuar në unanimitet.

Mbledhja është shoqëruar me debate mbi lëvizjet e fundit të këshilltarëve. Kryetari I PD Roland Bejko e ka cilësuar këtë fenomen si të pamoralshëm dhe në kundërshtim me interesat e votuesve.

Tema e dytë në rendin e ditës ka qenë Marrëveshja e Bashkisë Gjirokastër me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për rehabilitimin e infrastrukturës dhe restaurimin e kalldrëmeve në Pazarin e Gjirokastrës. Punimet konsistojnë në rehabilitimin e kalldrëmeve përgjatë zonës historike Qafa e Pazarit në një gjatësi prej 0.9 km, ndërsa parashikohen të rehabilitohen edhe 923 metra katrorë sheshe në këtë zonë, 6000 metra katrorë trotuare, gjelbërim dhe arredim urban. Kohëzgjatja e projektit do të jetë 12 muaj.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ