VIDEO/Bejko: PD jo në aleancë me LSI

3

PD dhe LSI nuk janë në aleancë me njëra-tjetrën përvecse i bashkojnë aksionet e përbashkëta opozitare ndaj qeverisë së socialistëve.

Kështu e ka komentuar Roland Bejko kreu i PD Gjirokastër, bashkimin e votave të PD dhe të LSI që rrëzuan PS nga pushteti në Këshillin Bashkiak.

Për zotin Bejko PD i ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit politike në Gjirokastër ashtu sikurse ka qenë luajale në cdo votim të kryer në Këshillin Bashkiak që i shërben në radhë të parë qytetarëve gjirokastritë.

Bashkimi i votave të PD dhe të LSI, nuk do të thotë aleancë mes tyre në kushtet kur nuk ka një marrëveshje të nënshkruar mes dy lidershipëve në qendër është shprehur Bejko për mediat vendase fill pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ