VIDEO/Shpëtohen pas 24 orësh katër alpinistët, emrat e tyre

3

Merr fund tmerri për katër alpinistët që u bllokuan prej ditës së djeshme në malin Murgana në fshatin Sotirë në Dropull në kufi me Greqinë. Ata janë shpëtuar mesditën e sotme pas ndërhyrjes me një helikopter.

Alpinistët u bllokuan pasi ranë në një gropë në mal. 24 orë më pas Florentin Muho 25 vjeç, Joan Dhandili 25 vjeç, Theodhori Dhima dhe Enea Lici u shpëtuan. Joan
Dhandili është pjesë e Forcave të Armatosura, po ashtu edhe Florentin Muho është komando.
Ata kishin vendosur mëngjesin e djeshëm që të ngjiteshin në malin Murgana, por aksidentalisht ranë në një gropë duke u bllokuar. Kontakti i fundit me familjen ka qenë dje
pasdite, të cilët njoftuan më pas policinë për të ndërhyrë. Në orët e para të paradites së sotme përmes një helikopteri nga Tirana që u erdhi në ndihmë policisë lokale dhe
zjarrfikësve katër alpinistët u shpëtuan.

Alpinistët, njëri nga Dropulli dhe tre nga Gjirokastra kanë plagë të lehta, ndërsa janë tronditur nga ajo që ndodhi, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

SHPËRNDAJE

Warning: A non-numeric value encountered in /home3/wacptq0abqnu/public_html/wp-content/themes/Newspaper/includes/wp_booster/td_block.php on line 353

JEPNI MENDIMIN TUAJ